A KE FAJ TI SALE!

Pa m’thuj Sale si të ndodhi që më 2013 mafia, të cilën e kishe luftuar e shkatërruar, ta mori pushtetin nga duart. Mu nën hundën tënde, kriminelë të staxhionuar (në kohë tënde) blenë vota dhe i bënë çiçin ministrave të tu, qeverisë tënde, njerëzve të tu në pushtet.

Letër nga Tralfamadore

Sale! A KE FAJ TI SALE!  Ti erdhe në pushtet me duar të pastra më 2005 dhe the që e luftove kriminin e mafian pa meshirë. Me duart të pastra. Ti, policia jote, ministrat e tu goditët krimin ashpër, ja ulët kokën e zhytët në qeli të errëta, ja mbyllët dyert drejt pushtetit.  Shqipëria jote ndërkohë lulëzonte Sale. Ekonomia shkëlqente. Liria, përtej vrasjeve në bulevard, ishte në shpërthim. Njerëzit e tu, harroje Gërdecin, kurrë nuk i futën hundët të vidhnin qoftë edhe një fije floku prej pasurive publike. E gjithë kjo dhe prapë…

Pa m’thuj Sale si të ndodhi që më 2013 mafia, të cilën e kishe luftuar e shkatërruar, ta mori pushtetin nga duart. Mu nën hundën tënde, kriminelë të stazhonuar blenë vota dhe i bënë çiçin ministrave të tu, qeverisë tënde, njerëzve të tu në pushtet. Ti i kishe luftuar Sal… I kishe luftu me duar të pastra (se kshu ke thënë), por ata prapë ishin më të fortë se ti, se pushteti jot të cilit i referoheshe sa herë në vetë të parë njejës dhe nuk ia shihje fundin as prej plakjes…

Minimalisht pra Sale, ndërsa akuzon mafian se erdhi në pushtet dhe ta vodhi atë ty (pushtetin), diku, dikur ke gabu… Minimalisht, ashtu siç je justifikuar më 1997 kur vendi rrëshkiti në çmenduri vëllavrasëse ndërsa ti e udhëhiqje në të njëjtat shtigje lulëzimi si President, ti nuk dije gjë… Ti nuk e kuptove as e more vesh çfarë ndodhte. “Ne ishim injorantë, nuk e dinim”, the ti kur të pyetën (aq e aq herë) për Piramidat. Megjithesë në mënyrë naive ti thua që di gjithçka edhe problemet në organet seksuale të atyre që sulmon e dërrmon nga kuvendi. Pra ti di për hemorroidet, di për mungesën e koqeve të dhjetra kundërshtarëve, por ti nuk dije gjë as për Piramidat as për Mafian nuk ke si ta kesh dit edhe pse e luftove thua, e dërrmove thua….Pra minimalisht je i paaftë Sale. I paaftë sa një gur që prej forcës së rëndesës shkon e bie në fund të pellgut të baltës.. Kshu Sale, mund të jesh ekspert koqesh me hemorroide e testikujsh të munguar, por je i paaftë për të na drejtuar…

Ky është deduksion prej asaj që ti na ke thënë të paktën, se më anën tjetër ne e DIMË Sale… E dimë që ke faj. Se më shumë se gjysma e atyre që Rama i gradoi deputetë dhe janë të zhyt në halen e krimit aq sa mezi marrin frymë prej dosjesh, janë ish-Kolonelët e mafias tënde që ti nuk pranove ti gradoje Gjeneralë ngase këto vende i kishe të zëna Sale ose ngaqë ti nuk njeh gjeneral tjetër veç vetes… Imagjino Sale 8 vjet në luftë me krimin dhe Edi Ramës që sot e shet si kryemafioz nuk i hyri një gjemb në këmbë Sale… Mijëra orë shirita na thua ti dhe na jep vetëm ato pjesë ku flitet për hemorroide dhe përdhunime për të marrë SIDA-n…

Po ti në fund je krejt i pafajshëm dhe naiv Sale aq shumë saqë habi si ke mbet gjithë këto vite i parë në punë të një politike kaq të pisët ku të pafajshmit i hanë kastravecat për kumbulla Napoleoni… dhe ti krejt foshnje kurioz për shpërthimet e hemorroideve… Gjigand je Sale… Nuk ke faj Sale, të tjerët ta kanë fut gjithmonë…

Ps. Mos shko kot në prokurori… Ti nuk di gjë, ti nuk di as a të ka ardh ftesa ende…

You may also like...