Ahmetaj takon Ministrin e Financave Gjermane Schäuble
Gjatë qëndrimit disa ditor në Salzburg të Austrisë, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj ka zhvilluar një takim informal me Ministrin Gjerman të Financave Wolfgang Schäuble. Burime pranë ministrit Ahmetaj pohojnë se takimi informal ka zgjatur mbi një orë e gjysëm, gjatë këtij takimi z. Schäuble ka dëgjuar me vëmendjen zbërthimin e ekuacionit ekonometrik që ka arritur ta nxjerrë Shqipërinë një forcë të rëndësishme në rajon.
Z. Ahmetaj gjithashtu pati mundësinë t’i fliste ministrit gjerman edhe për impaktin pozitiv që lëvizjet e fundit të artit të Kryeministrit Rama kishin ndikuar në rritjen e ekonomike prej 3.2% dhe që në gjashtë mujorin e dytë do të përktheheshin në 120 mijë vende të reja pune.
Interesimit të ministrit Gjerman, nëse Shqipëria e shihte ende Gjermaninë si një partner potencial, ministri Ahmetaj i është përgjigjur me një “PO” të thatë. Pas kësaj përgjigje, raporton burimi jonë pranë ministrit, Schäuble ka marrë frymë lirisht. Ato gjithashtu diskutuan edhe për ekspozitën që z. Rama do mbajë në Berlin si dhe për cilësitë dhe aftësitë e shkëlqyera që ai ka shfaqur në këto dy vite qeverisje.
Z. Schäuble i siguroi ministrit se ai dhe qeveria e zonjës Merkel nuk janë ndikuar aspak nga keqdashjet e disa gazetave gjermane që kanë paraqitur një realitet tërësisht të pavërtetë për Shqipërinë.