Angela Merkel për romanin Zhurma e Kohës

Shostakovic

“Unë lexova një libër mbi Shostakoviçin nga Julian Barnes, gjithashtu në lidhje me një shfaqje të “Ledi Makbethit të Mtsenskut”, të cilën e ndoqa ca kohë më parë në Salbzburg. Libri nuk ishte veçanërisht i gjatë, kështu që unë e zhyta veten në të për dy ditë […]

“Ajo që më tërhoqi më shumë mbi këtë libër është se ai të lejon ty të njohësh mjedisin në të cilin u krijua muzika e Shostakoviçit. Ai më rikujtoi mua konfliktin që unë vetë kisha kur isha e re. Shostakoviçi jetoi përmes fazave të ndryshme të politikës kulturore të Bashkimit Sovjektik dhe u përball me pyetjen, “sa i ndershëm dhe sa i hapur je ti?” Puna e tij u ndalua, ai nuk u lejua ta shfaqë atë asgjëkundi, atij iu mohuan mjetet e shprehjes. Pikërisht për këto arsye, unë vetë vendosa shumë herët në jetën time të bëhesha fizikante për shkak se Republika Demokratike Gjermane nuk mund të ngatërrohej me fizikën. Por si muzikant, si kompozitor, muzika jote mund të klasifikohet si jo-kulturore (“unkulturell”) dhe të shahet. Njerëzit si ku jo vetëm që nuk mund të shprehnin veten lirshëm, por ata kishin frikë për jetët e tyre. Pyetjet se sa i ndershëm mund t’i lejosh vetes të jesh, se sa i fortë jam unë, se kur duhet të dorëzohem dhe të heq dorë, se çfarë jam i gatshëm të jap në kompromis, këto janëpyetjet që Shostakoviçi u përball përgjatë të gjithë jetës. Dhe leximi për një jetë si kjo të bën edhe një herë të kuptosh se çfarë bekimi është të jetosh në një vend të lirë.”

– Pjesë e marrë nga një intervistë për “Handelsblatt – Deutschland Live”

Romani Zhurma e Kohës nga Julian Barnes u publikua në gjuhën shqipe në shtator 2019 nga Shtëpia e Librit. Ai mund të gjendet në libraritë kryesore ose mund të porositet online këtu:

You may also like...