Arkitektët e Dështimit: 100 vjetët e Sykes-Picot

Nga Akil N. Awan

Si një marrëveshje e nënshkruar në 1916 u shndërrua në stenografinë e tradhtisë perëndimore, makutërisë dhe impaktit të makinacioneve kolonialiste mbi jetët e banorëve vendas.

Harta e Marrëeveshjes Sykes-Picot

Një nga observimet më të sakta, kur krahasojmë një njeri të Evropës me një tjetër nga Lindja e Mesme apo Afrika Veriut, është dallimi i madh mes tyre. Kufijtë e shumicës së vendeve Evropiane janë ndërlikuar në mënyrë të magjishme, duke ndjekur konturet “natyrore” të ndërtuara nga gjeografia, gjuha, etniciteti, religjioni apo kultura. Kufijtë e Lindje së Mesme apo Afrikës së Veriut, në kundërshti të plotë, janë tërësisht artificiale. Vija të drejta, paralele, perpendikulare dhe ndonjëherë kënde të drejta që janë dyshuese edhe për një vëzhgues të thjeshtë. Thuajse dikush ka marrë një laps dhe vizore për të vendosur në mënyrë arbitrare formën dhe vendndodhjen e kopshtit të tij, më shumë se sa përfshirjen në një punë serioze të demarkimit kolonizator të kufijve që do të ketë impaktin e pashmangshëm në jetët e miliona banorëve që janë shumë të pafat se jetojnë në atë zonë.

16 Maj 2016 është 100 vjetori i një prej shembujve më kuptimplotë të praktikës kolonialiste. Në vitin 1916, në mes të Luftës së Parë Botërore, perandoria Franceze dhe ajo Britanike, i vunë syrin plaçkës së luftës që do të dilte nga shembja e Perandorisë Osmane, duke nën shkruar paktin sekret të Sykes-Picot.

Qëndrimi i Sir Mark Sykes, një diplomat i keq informuar britanik, na tregon shumëçka sa i takon natyrës së errët dhe kapriçioze të sundimit kolonialist asaj kohe. Kur u pyet nga Sekretari i Jashtëm britanik, se çfarë marrëveshje kufijsh do të dëshironte ai të bënte me Francezët, Sykes iu përgjigj:

Do më pëlqente të vizatoja një drejtëz nga “e” e Akres deri tek “k” e fundit e Kirkuk.

Duke lënë, për një moment, me një anë arbitraritetin absurd të një thënie të tillë, kjo do të ishte një përgjigje qesharake nëse pasojat e saj nuk do qenë kaq serioze. Linja arbitrare e hedhur në tokë, bazuar në përcaktimin hartografik të një harte koloniale, përcakton kufijtë mes sferës Britanike dhe Franceze. Këto të fundit pretendojnë gjithçka në veri të kufirit dhe Britanikët jugun e tij. Duke vazhduar betejën, ky kufi qesharak në shkretëtirë do të vazhdonte të ishte kufiri mes Irakut, Sirisë dhe Jordanisë dhe ka shtruar udhën për demarkimin e kufijve të këtyre shteteve të reja artificiale përmes marrëveshjeve të tilla si ajo e shënjuar gjatë Konferencës së San Remos në 1920.





Duke vepruar kështu, kufijtë e rinj artificialë kanë ndarë në mënyrë të dhimbshme komunitete ekzistuese në disa vende të ndryshme ndërsa ka puqur rastësisht grupe në betejë me njëri tjetrin, të cilët më parë ishin të ndarë si pasojë e besimit fetar, etnik, gjuhësor të cilët sot jetojnë nën një trysni të madhe bashkëjetese. Natyrisht, siç edhe Benedict Anderson ka pohuar, të gjithë kombet janë komunitete imagjinare në një mënyrë dhe siç Ernest Renan argumenton, të kuptuarit e gabuar të historisë është pjesë e të qenurit një komb. Në rastin e Evropës, gjithsesi, kombet shpesh kanë një zgjedhje dhe dëshirë për të krijuar këto identitete të ngatërruara politike apo në rastin më të vogël, koha për të kundërshtuar, negociuar dhe së fundmi për t’u mbledhur bashkë në këto kufij dhe identitete të prodhuara, përgjatë një periudhe kohore apo pse jo shekullore.

Jo dhe aq për rastin e Irakut, kur një Britani e pasluftës në faliment, tentoi të bënte perandorinë në një buxhet, të mbledhur artificialisht dhe të ndërtonte një administratë nën një entitet të ri politik që ishte konglomerati i tre provincave të ndryshme Osmane; zona veriore e Kurdëve suni, zona qendrore me arabët suni dhe zonat në jug me arabët shiit (bashkë me zonën e Basrës). Volatiliteti i trashëguar nga kjo kimera politike ka mundësuar Perandorinë Britanike për të vendosur strategjinë e turpshme “përça dhe sundo”, duke promovuar ndasi religjioze dhe diferenca etnike ndërsa në mënyrë simultane ka luajtur me komunitete të ndryshme ndaj njëri tjetrit në mënyrë të tillë që mos jenë të plotfuqishëm.

Mark Sykes (majtas) dhe François Georges-Picot

Ajo çfarë e bën Marrëveshjen Sykes-Picot edhe më të papëlqyeshme është fshehtësia e saj, më saktësisht duke qenë se Britania kishte vendosur tanimë fatet e disa prej territoreve kur ajo kishte nisur të mbështeste shtetin Arab mbi gjithë territoret në Perëndim dhe jug të Irakut. Kjo nuk qe një sinjal për oreksin britanik, apo mbështetje e aspiratës Wilsoniane të vetë-përcaktimit, por në fakt, një real politikë e shpifur. Mbreti Hussein ibn Ali, Mbrojtës i Mekës, i qe premtuar një shtet Arab në të ardhmen nëse ai do të ngrihej kundër Turqve Osmanë në Revoltën Arabe, të cilën T.E. Lawrence e ndihmoi ta organizonte. Siç edhe shumë lexues janë tanimë familjarë me përshtatjen kinematografike të David Lean në filimin e vitit 1962, Lorenci i Arabisë, e bën më të qartë këtë skemë ku Arabët luftuan trimërisht dhe arritën të siguronin disa fitore të rëndësishme për Aleatët sidomos fitorja në portin e Akabës duke ndihmuar edhe pushtimin e Jeruzalemit.

Por meqë tradhtia e aleatëve të tyre besnik arab nuk qe e mjaftueshme, britanikët vazhduan lojën e tyre të dyfishtë me deklaratën e Balfour në vitin 1917. Këtu ato u zotuan se do të mbështesnin edhe një shtet për çifutët në tokën e Palestinës, në përpjekje për të siguruar mbështetjen e tyre.

Prandaj deri më tani, britanikët kanë premtuar të njëjtin territor si për arabët edhe për çifutët, ndërsa në mënyrë simultane ajo ka nënshkruar një traktat mes vetes dhe palës Franceze për ta ndarë të njëjtët tokë mes tyre.

Mirëpo në mënyrë të habitshme planet e tyre u zbuluan thuajse një javë pas Deklaratës së Balfour. Qeveria perandorake e Rusisë, e cila gjithashtu kishte aprovuar marrëveshjen Sykes-Picot, ishte larguar nga pushteti si pasojë e Revolucionit Rus të vitit 1917. Qeveria e re Bolshevike dhe liderët e saj zbuluan tekstin e një marrëveshje sekrete në arkivat e shtetit dhe e denoncuan atë në publik.

Kur Arabët mësuan këtë konspiracion, ata u zemëruan me të drejtë madje dhe me vetë T.E. Laërence duke e quajtur atë “krye mafiozin e kësaj bande” duke qenë se ai kishte pjesën e tij në këtë marrëveshje. Natyra e pacipë e kësaj marrëveshje ishte fara e keqe që u hodh në raportin e Arabëve me Perëndimin për dekada me radhë. Akoma më problematike qe ajo çfarë ndodhi mes popullsive që kurrë nuk arritën të qetësojnë gjakrat si pasojë e një ndarje të tillë kolonialiste të tokës, apo menaxhimit të forcave nacionaliste dhe identiteteve të tyre që i shtoheshin ndasive të para sektare.

Trashëgimia e besës së thyer, tradhëtisë dhe ndërhyrjes kolonialiste vazhdon të na përndjekë edhe sot. Kohët e fundit në treg ka dalë i ashtuquajturi Shtet Islamik i cili ka predikuar së shumti idenë e rikthimit të unitetit sublim mysliman, ky i fundit i shpërbërë nga përçudnimi perëndimor. Pasi shpallën krijimin e kalifatit në Qershor 2014, i vetëshpalluri kalif, Ebu Bekr el Bagdadi, hipi në mimberin e xhamisë së Madhe në Mosul. Prej aty ai iu drejtua kongregacionit duke përgëzuar ushtarët e tij për fitoret spektakolare dhe duke proklamuar me të madhe se betohej se do të zgjeronte territoret në Siri dhe Irak, përpara se të deklaronte “Ky avancim i bekuar nuk do të ndalet derisa të heqim tutje edhe gozhdën e fundit të arkivolit konspirativ të Sykes–Picot’ pak më vonë, në të njëjtin muaj, ISIS nxori një video, Fundi i Sykes-Picot në të cilin buldozerët në mënyrë simbolike zhduknin kufijtë mes Sirisë lindore dhe Irakut verior. Kjo u shoqërua edhe nga një hashtag për rrjetet sociale në formën e #Sykespicotover. Marrëveshja dhe fundi i saj është kthyer në një simbol për grupin, duke i mundësuar ISIS që të pozicionojë veten në përpjekjen për t’u legjitimuar si një lëvizje post-kolonialiste, post-nacionaliste madje edhe post-arabe sa i takon politikës.

Sot e kësaj dite Sykes-Picot janë më pak të rëndësishëm se sa shumë komentatorë do të donin të ishin, por ato shërbejnë si një stenografë për të legjitimuar paudhësitë perëndimore, konspiracitë, zilinë dhe madje impaktin e makinerisë kolonialiste në jetët popullsisë vendase. Kjo shtyhet më tej në të shpjeguarit se përse Iraku dhe Siria janë kthyer në burimet e një dhune dhe trazirash sot e kësaj dite. Natyrisht që çfarë po ngjet sot nuk është pasojë e drejtë e për drejtë edhe e thjeshtëzuar e asaj që ndodhi para  100  viteve, por ajo ka një pasojë të madhe në historinë e afërt të ndërhyrjes perëndimore në Lindjen e Mesme veçanërisht në invadimin katastrofik dhe okupimin e fundit të tij në Irak gjatë 2003 dhe litanisë së dështimeve kronike që e pasuan këtë invadim.

Është për t’u habitur se sa shumë harrojmë ne nga thagmat e kryera në histori, duke u shtirur si injorantë të influencës së dëmshme që Perëndimi ka pasur kohë pas kohë në pjesën tjetër të botës. Ndonëse është tejet e rëndësishme që ne të njohim rolin që ai ka luajtur. Mbase një shekull më parë, përzierja e perëndimit në Lindjen e Mesme ka ndikuar në ndërtimin e një gërmadhe, që ka hedhur farat e një dhune në të ardhmen, pasigurie dhe dështimi që banorët e zonës po e vuajnë sot e kësaj dite. Vetëm duke pranuar këtë detyrim dhe përgjegjësi historike që perëndimi u ka atyre, mund të nisim të gjejmë zgjidhjet e duhura që mund të zgjasin në kohë.

Akil N. Awan është profesor i asociuar për Historinë Moderne, Dhunën Politike dhe Terrorizmin në, Royal Holloëay, University of London

History Today

You may also like...