Aviacioni ushtarak i Rusisë, një forcë e fuqishme, por drejt rënies

Ashtu si në kohën e luftës së Ftohtë, Rusia e sotme është në gjendje të prodhojë avionë të fuqishëm, vetëm se SHBA është në gjendje të prodhojë shumë herë më tepër avionë të fuqishëm.

Robert Beckhusen, Reuters

Një avion rus SU-30SM në një panair ajror pranë Moskës më 29 gusht 2014. Foto: Vitaly V. Kuzmin/Wikimedia photo

Një avion rus SU-30SM në një panair ajror pranë Moskës më 29 gusht 2014. Foto: Vitaly V. Kuzmin/Wikimedia photo

Në 3 mars, shtatë avionë sulmi të Rusisë u ngritën nga baza ajrore Novofederovska në Krime. Ata fluturuan mbi Detin e Zi drejtpërsëdrejti dy anijeve të luftës nga Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut, kuizerit me raketa me drejtim të SHBA-ve Vicksburg dhe fregatës turke Tugutreis.

Media shtetërore ruse e përshkroi misionin si një stërvitje rikonjicioni. Avionët praktikuan gjurmimin e anijeve nga distanca ndërsa qëndrua pak jashtë rrezes deri ku anijet teorikisht mund të godasin.

Ky lloj patrullimi është bërë gjithnjë e më i zakontë që kur filloi lufta në Ukrainë. Avionët rusë i afrohen anijeve të NATO-s apo hapësirës ajrore të NATO-s dhe praktikojnë manovra lufte apo angazhohen në misione rikonjicioni. Numri i avionëve gjuajtës apo bombardues rus që patrullojnë pranë kufijve të NATO-s është trefishuar gjatë vitit të fundit, megjithëse fluturimet ajrore që qenë të zakonshme gjatë Luftës së Ftohtë janë ende larg.

 

Një avion i pakapshëm nga radarët T-50 i Rusisë gjatë një panairi ajror pranë Moskës më 2011. FotoRulexip/Wikimedia

Një avion i pakapshëm nga radarët T-50 i Rusisë gjatë një panairi ajror pranë Moskës më 2011. FotoRulexip/Wikimedia

A ju shqetëson kjo? Që të jemi të qartë, forca ajrore e Rusisë është e jashtëzakonshme. Është e dyta më e madhja sa i përket avionëve të luftës me afërsisht 2500 të tillë, nga të cilët më shumë se 70 për qind janë të gatshme për shërbim. Ndryshe nga marina e Rusisë, e cila në praktikë është reduktuar në një forcë të mbrojtjes bregdetare, forcat ajrore të Rusisë janë ende të afta dhe vdekjeprurëse sipas standardeve botërore. Rusia ka forcën e dytë më të madhe të bombarduesve strategjikë, të aftë për të dërguar armë bërthamore mijëra kilometra larg shtëpisë.

Por forcat ajrore të Rusisë kanë shumë probleme të ngjashme me degë të tjera të ushtrisë së Kremlinit. Me pak përjashtime, flota e saj ajrore përbëhet nga avionë në Luftës së Ftohtë dhe po vjetërohet. Avionët gjuajtës modernë dhe të fortë po hyjnë në shërbim, por vetëm në sasi të vogla. Në terma afatgjatë, forca ajrore e Rusisë pritet të dobësohet edhe më shumë.

Rrënjët e këtyre problemeve janë që nga ditët e kolapsit të Bashkimit Sovjetik më 1991. Fabrikat që prodhonin avionë e pjesë janë mbyllur ose janë bërë pjesë e një territori të huaj, më së shumti ukrainas. Inxhinjerët me eksperiencë në aviacion kanë emigruar apo kanë dalë në pension. Moska ndaloi blerjen e avionëve të rinj – ajo nuk bleu asnjë deri në vitin 2003 – dhe ndaloi shumicën e stërvitjeve.

Rusia ka shumë gjëra për të bërë për të arritur të tjerët. Kremlini tashmë konsideron modernizimin e forcave të veta ajrore si një prioritet kryesor. Kjo nuk është thjeshtë për blerjen e avionëve të rinj dhe modernë të luftës por edhe për përmirësimin e avionëve ekzistues. Më 2014, Rusia shpenzoi më shumë se 1 miliardë dollarë në sisteme më të reja të aviacionit dhe luftës elektronike, të cilat i mundësojnë avionëve rusë të përmbysin me efikasitet më të lartë radarët dhe avionët e armikut me energji elektromanjetike.

 

 

Forcat Ajrore ruse me bombardierë luftues SU-34 po marrin pjesë në një paradë ushtarake gjatë festimeve për Ditën e Pavarësisë në Minsk më 3 korrik 2014. REUTERS/Vasily Fedosenko

Forcat Ajrore ruse me bombardierë luftues SU-34 po marrin pjesë në një paradë ushtarake gjatë festimeve për Ditën e Pavarësisë në Minsk më 3 korrik 2014. REUTERS/Vasily Fedosenko

Gjithashtu, Rusia ka në plan të shpenzojë 130 miliardë dollarë në modernizimin e forcave të veta ajrore përgjatë pjesës së mbetur të dekadës, sipas shkencëtarit kërkues Dmitry Gorenberg në blogun mbi reformën ushtarake ruse.

Programi shtetëror i armatimit të Rusisë, i cili përcakton politikat mbi prokurimet ushtarake deri në vitin 2020, thekson ndjeshëm mbështetjen më të madhe te prodhimi vendës. “Një përqasje e tillë nuk është pa vështirësi”, vëren OE Watch, buletini mujor i lajmeve i Zyrës së Ushtrisë së SHBA-ve për Studime të Huaja Ushtarake, “gjë që Kremlini nuk e diskuton publikisht.”

Mes këtyre problemeve është fakti që industria vendëse e Rusisë ka probleme serioze kur vjen puna te ndërtimi i mikroelektronikës. Këto komponentë janë më pak të famshëm se sa raketat e avionët, të cilat Rusia i ndërton goxha mirë, por janë thelbësore për avionët modernë të luftës. Teknologjia krijon avantazhe vrasëse të tilla si pamja gjatë natës dhe sisteme të imazherisë termale.

Ndërtimi i industrisë vendëse të aviacionit nuk është thjeshtë një program për krijimin e vendeve të punës. Për Moskën kjo është një domosdoshmëri absolute. Një sasi e stërmadhe e pajisjeve ushtarake të Rusisë vinte nga Ukraina deri sa filloi lufta mes qeverisë së Ukrainës dhe separatistëve pro-Rusë, gjë që i dha fund këtij furnizimi.

Kompania ushtarake shtetërore e Ukrainës Ukroboronprom, për shembull, prodhonte shumë nga motorët e helikopterëve të Rusisë deri sa ndërpreu marrëdhëniet vitin e kaluar. Rusia nuk është në gjendje të prodhojë fizikisht mjaftueshëm motorë për të modernizuar flotën e vet të helikopterëve, sipas Institutit të Shërbimeve të Bashkuara Mbretërore, një kompani kërkimore për mbrojtjen e Britanisë, kështu që shumica e motorëve të saj prodhoheshin në Ukrainë.

Rusia dhe Ukraina ndërtuan bashkarisht avionin e rëndë të transportit An-124, i cili bazohet te fabrikat ukrainase për më shumë se gjysmën e pjesëve të veta. (Megjithatë transportuesit ushtarakë të Moskës janë jetëgjatësi të konsiderueshme). Një nga fabrikat më të mëdha ukrainase të aviacionit që furnizonte pjesë për Rusinë është në Zaporizhia, pranë territorit separatist pro-rus.

 

Një avion Su-27 e forcës ajrore të Federatës së Rusisë.(Photo by Mary Kavanagh, Canadian Forces Artist Program/Released)

Një avion Su-27 e forcës ajrore të Federatës së Rusisë.(Photo by Mary Kavanagh, Canadian Forces Artist Program/Released)

“Shumë nga sistemet ndihmëse, nga hidraulika te parashutat e ngadalësimit, për avionët rus Su-27, Su-30 dhe Su-35, si dhe për avionët më të rinj të Rusisë Su-34, prodhohen gjithashtu në Ukrainë,” vëren ky grup kërkimor.

Këto katër avionë janë luftuesit më modernë operacionalë të Rusisë. Ata të gjithë janë të ngjashëm, me përmirësime të lehta në motorë dhe elektronikë. Megjithatë janë dy kompani të ndryshme ruse, Irkut dhe KnAAPO që krijojnë trupat e avionëve. Kjo është shumë ineficente, por për një arsye.

Kremlini ka patur vështirësi në gjetjen e blerësve në tregun ndërkombëtar për këto avionë. Kështu që pasja e dy kompanive për tregun vendës i mban linjat e tyre të prodhimit të hapura.

Edhe avionët luftues të pakapshëm nga radarët T-50, “gjenerata e pestë” e avionëve Rusë, të cilët janë ende në zhvillim, po shënojnë probleme. Kremlini nuk jep shpjegime se si është puna me këtë avion, një rival potencial për avionin e padukshëm amerikan F-22 Raptor. Por ne kemi disa informacione të pakta. Rusia dhe India po bashkë-zhvillojnë një version për forcat ajrore të Indisë, kështu që gjeneralët e Indisë e kanë parë nga afër T-50. Ata nuk kanë pëlqyer çfarë kanë parë.

India ka paguar më shumë se 5 miliardë dollarë për dizenjon fillestare në mënyrë që avioni të jetë i përputhshëm me raketat dhe sistemet navigacionale të prodhuara nga India. Nju Delhi dëshiron të blejë 200 avionë të tillë dhe ka pak opsione. Avioni T-50 ka vetëm dy konkurrentë në tregun ndërkombëtar, avionët kinezë J-20 dhe amerikanët F-35.

Por India i do këto avionë për t’u përballur me ato të Kinës dhe një numër ekujvalent i F-35 do të qenë shumë tepër të kushtueshme. India ka gjithashtu eksperiencë të gjatë në fluturimin e avionëve të prodhuar në Rusi. Nëse Nju Delhi dëshiron të konkurrojë me Kinën, kjo do të thotë se ai ose do të duhet të blejë sasi të stërmëdha avionësh më pak të përparuar ose të besojë te T-50.

Edhe gjeneralët e Indisë mendojnë se T-50 është ende tepër i kushtueshëm dhe ka shumë tepër pjesë të dobëta. Motori i avionit është i pabesueshëm, radari i papërshtatshëm, tiparet e tij të padukshme janë shumë keq të inxhinjeruara, thuhet në një lajm të gazetës Business Standard të Indisë, e cila siguroi shënimet nga një takim i zyrtarëve më të lartë të forcave ajrore të Indisë më 2013.

Gazeta nuk dha detaje, por referenca te tiparet e të padukshmes ka gjasa që lidhen me disa seksione të trupit të avionit. Rusia ka prodhuar pesë prototipë të T-50, dhe këto prototipë kanë dallime të vogla në ndërtim, të tilla si cepa të keq në trup, të cilat mund të ekspozojnë avionin para radarëve. Avionët kanë gjithashtu motorë të mëdhenj të rrumbullakët dhe shumë besojnë se motorë të tillë nuk mund të jenë të pakapshëm nga radarët.

Por T-50 është ende një avion shumë i fuqishëm me rreze të largët veprimi dhe Kremlini dëshiron ta armatosë atë me raketa moderne të rrezes së gjatë Kh-58UShE me radar. Avionët e pakapshëm nga radarët të prodhimit amerikan F-22 dhe F35 dhe raketat e tyre janë krahasimisht më të ngadaltë dhe raketat kanë rreze më të shkurtër veprimi.

F-22

F-22

Air Power Australia, një institucion kërkimor i fushës së aviacionit, i përshkruan avionët T-50 si të aftë për të fituar një luftim kundër gjeneratës më të fundit të avionëve luftarakë të Amerikës si F-35, një avion me telashe.

Por edhe nëse kjo është e vërtetë, Rusia do të jetë në gjendje të ndërtojë vetëm një numër të vogël T-50. Moska dëshiron 60 avionë në gjendje pune të këtij lloji deri në vitin 2020, gjë që është një pritshmëri optimiste. Avioni i parë operacional pritej të hynte në shërbim vitin e kaluar. Kjo nuk ndodhi. Data e re është viti 2016.

Gjashtëdhjetë avionë gjuajtës vdekjeprurës mund të ngjajnë shumë. Por SHBA-të kanë në plan të ndërtojnë 2,400 avionë F-35 gjatë dy dekadave të ardhshme dhe këto avionë kanë filluar sakaq të hyjnë në punë. SHBA-të kanë sakaq në shërbim 187 avionë F-22.

Kjo do të thotë se avionët më të përparuar të Rusisë do të jenë në disavantazh të thellë numerik.

Ndërkohë, pjesa tjetër e flotës së Kremlinit thjeshtë sa vijon të vjetërsohet.

You may also like...