Banka e Rregullimeve Ndërkombëtare (BIS BASEL)

Banka e Rregullimeve Ndërkombëtare, që e ka selinë në Basel, ka filluar veprimtarinë e saj në vitin 1930. Ajo lehtëson bashkëpunimin midis bankave qendrore për të cilat kryen operacione të ndryshme bankare. Gjithashtu BIS Basel, shërben si seli për disa komitete ndërkombëtare të rëndësishme, të cilat trajtojnë çështje specifike, që u përkasin bankave qendrore dhe bankave. Guvernatorët e bankave qendrore mblidhen rregullisht në BIS Basel, për të shkëmbyer informacione në lidhje me zhvillimet ekonomike ndërkombëtare dhe me aspekte të ndryshme të politikës monetare. Termi në anglisht: Bank for International Settlements (BIS). Burimi: Banka e ShqipërisëFjalorthi ekonomik

You may also like...