Bimetalizmi

Sistem monetar i mesjetës që bazohej njëkohësisht në dy metale të çmuara, të lidhura me një kurs fiks këmbimi me njëra-tjetrën. Më i zakonshëm ka qenë sistemi monetar i bazuar te ari dhe te argjendi, i përdorur gjerësisht në shumë vende gjatë Mesjetës, ku monedhat e arit dhe argjendit qarkullonin lirisht në treg dhe ku një sasi ar shkëmbehet me një sasi të paracaktuar (kurs fiks këmbimi) me argjend. Në SHBA më 1792 u vendos kursi fiks një onç ar i barabartë me 15 onç agjend. Problemi është që kërkesa dhe oferta në secilën prej metaleve janë të pakontrollueshme, gjë që mund të sjellë prani me tepri ose mangësi në treg të njërit apo tjetrit metal, siç qe rasti i krizës financiare të vitit 1873.  Fjalorthi Ekonomik

You may also like...