Bixhozi i rëndë i Arabisë Saudite

Me një mbret të ri dhe me një ministër mbrojtjeje të ri dhe të patestuar, Riadi është zhytur me kokë në luftë në Jemen. Në lojë është asgjë më pak se sa vetë roli udhëheqës i kësaj mbretërie në botën arabe.

saudi1cropSIMON HENDERSON, Foreign Policy

Lajmi i fundit: “Luftë në Lindjen e Mesme!” Në rregull, dakord. E kemi lexuar këtë edhe më parë.

Por bombardimet, lëvizjet e trupave dhe bombat me atentatorë vetëvrasës që dominojnë titujt e lajmeve sot nuk kanë asgjë të përbashkët me konfliktin e vjetër mbi Izraelin, Palestinën, Sirinë apo me programin bërthamor të Iranit.

Mos mendoni gjithsesi që ngjarjet në Jemen janë periferike. Ato janë thelbësore në balancën e pushtetit brenda botës arabe, tensioneve brenda Islamit dhe janë në thelb të frikës për stabilitetin e tregut botëror të naftës. Udhëheqësia e re e Arabisë Saudite, ushtria e të cilës nisi bombardime ajrore mbi rebelët Huthi të mbështetur nga Irani më 26 mars dhe që ka qenë gjatë të jgithë kohës duke kontrolluar fort pushtetin e vet në shtëpi, është një lojtar kyç në rrjedhën e ngjarjeve në një luftë të re të madhe në Lindjen e Mesme. Nuk jeni bindur ende?

Mirë pra, mendoni faktin se personi kyç në vendimmarrjen e Arabisë Saudite është ministri i ri i mbrojtjes i vendit, Princi Muhammad bin Salman, djali i parapëlqyer i mbretit me vetëm dy muaj eksperiencë si ministër. Arab Neës e ditës së sotme paraqet një fotografi të rij duke drejtuar një takim të komandantëve kryesorë sauditë. Mjekra e tij e plotë nuk arrin të fshehë moshën e tij – ai raportohet se është diku mes 27 dhe 35 vjeç. Sado që të jetë, ai nuk ka eksperiencë ushtarake.

Dy ditë më parë, Princi Muhammad mori pjesë në një takim javor me Këshillin e Çështjeve Politike dhe të Sigurisë, një institucion i lartë vendimmarrës u krijuar nga mbreti i ri Salman bin Abdulaziz Al Saud. Ai u ul përballë ministrit të jashtëm Saud al-Faisal, i cili është përgjegjës për marrëdhëniet ndërkombëtare saudite që para se Princi Mohammad të lindte ndërsa në të majtë kishte kryetarin e këshillit, ministrin e brendshëm dhe zëvendësprincin e Kurorës Muhammed bin Nayef, një kushëri tjetër, të cilin disa vëzhgues e shohin si rival të tij për kontrollin e punëve të Jemenit. Qe Muhammad bin Salman, jo kushërinjtë e tij më të vjetër, i cili udhëtoi në aeroportin e Riadit për të përshëndetur presidentin e Jemenit Abed Rabbo Mansour Hadi, kur ai mbërriti në kryeqytetin saudit.

Princi Muhammad bin Salman mund të jetë i ri dhe pa eksperiencë, por këto defekte balancohen nga afrimësia e tij me të atin, mbretin 79 vjeçar Salman, për të cilin thuhet se funksionon si një arkivë lëvizëse. Roli i mbretit në zhvillimin e politikës në lidhje me krizën e Jemenit nuk është i qartë.

Një takim me rëndësi vendimtare duket se është mbajtur më 21 mars, kur princat e kurorave të Bahreinit dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe, si dhe kryeministri i Katarit dhe zëvendëskryeministri, vizituan Riadin. Ai takim u drejtua nga ministri i brendshëm Muhammed bin Nayef, por në të mori pjesë edhe Muhammad bin Salman. Një sinjal për rolin udhëheqës të mbretit ndoshta do të na shfaqet në Samitin Arab që do të zhvillohet këtë fundjavë në Sharm el-Sheik të Egjiptit.

Çështja kryesore në axhendën e samitit do të jetë rikthimi në pushtet i Hadit në Sanaa. Gjithsesi, në këtë fazë, duket se ka pak gjasa për këtë. Sulmet aktuale ajrore duket se kanë patur synimin për të shkatërruar kapacitetet e Huthis për të kërcënuar qytetet saudite, jo për të rimarrë nën kontroll kryeqytetin e Jemenit. Paranoja saudite ndaj rebelëve të mbështetur nga Irani, (rebelët janë shia Zaidi) – dhe për rrjedhojë, ndaj muslimanëve josuni të vetë Arabisë Saudite – është shumë e thellë.

Sulmet ajrore, gjithsesi, rrezikojnë të shkaktojnë armiqësinë e Huthit në vend të ta parandalojnë atë. Udhëheqësi i Huthit Abdel-Malek al-Houthi dënoi Arabinë Saudite duke thënë se është një kukull e Izraelit dhe e Shteteve të Bashkuara, duke shtuar se grupi i tij do të “përballet me forcat kriminale të huaj dhe agjentët e tyre brenda vendit”.

Kriza e Jemenit do të qartësojë gjithashtu se deri në çfarë pike skuadra e Mbretit Salman po vijon apo devijon nga politika e jashtme e mbretit të mëparshëm Abdullah. Ai qe i fiksuar për të hequr qafe presidenti e Sirisë Bashar al-Asad dhe për të kufizuar rolin e lëvizjes Hezbullah në Liban. Në një kabllogramë domethënëse të publikuar nga ËikiLeaks, ai rrëfeu dëshirën e tij për “t’ia prerë kokën gjarprit” – duke nënkuptuar Iranin.

Dallimi kryesor te udhëheqësia e re e Arabisë Saudite deri tani duket se është fakti që marrëdhënia e Salman me emirin e ri të Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, duket se është shumë më e mirë se sa marrëdhënia e Abdullah me Emirin e mëparshëm të fqinjit super të pasur të Gjirit Persik. Koha do të tregojë nëse ky është një ndryshim stili apo thelbi. Pavarësisht rikthimit të Katarit në Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit pas një mosmarrëveshjeje diplomatike me Riadin – (këshilli përbëhet nga Arabia Saudite, Kuvajti, Bahreini, Katari, Emiratet dhe Omani) – duket se ky këshill përbëhet ende nga pesë dhe jo nga gjashtë vende për shkak të sjelljes së paqartë të Omanit.

Udhëheqësi enigmatik i Omanit, Sulltani Qaboos, i cili u rikthye këtë javë nga tetë muaj vizitë mjekësore në Gjermani, duket se shijon të qenit njeri i çuditshëm. Kur Huthis pushtuan Saanën muajin e kaluar, ai menjëherë shpalli se mbi vendin e tij do të kalojnë 28 fluturime ajrore në ditë nga Irani për në Jemen, ndërkohë që më parë nuk kishte asnjë fluturim. Këto fluturime mund të mbartin armë dhe këshilltarë të Iranit dhe kalojnë mbi Oman. Kjo nuk ngjan shumë si veprim solidar me fqinjët e vet suni.

Pyetja e madhe qëndron te fakti se deri në çfarë mase Huthis janë të mbështetur nga Irani – dhe nëse Irani e sheh marrjen e kontrollit të Jemenit nga Huthit si një objektiv strategjik apo si një pasojë e ngjarjeve. Natyrisht Irani di se si mund të luajë me fobitë e arabëve. Vitin e kaluar një deputet i Teheranit tha në një koment se vendi i tij kishte kontroll mbi tri kryeqytete arave – Bagdatin, Damaskun dhe Bejrutin. Kjo krijoi perceptimin se Sanaa është bërë kryeqyteti i katërt.

Samiti i arabëve mund të nënkuptojë gjithashtu që Egjipti po rikthehet si udhëheqësi rajonal në Lindjen e Mesme. Në kohën kur Hosni Mubarak qe plakur dhe ekonomia e tij qe dobësuar, Arabia Saudite i shtoi vetes rolin e lidershipit në botën arabe përveç statusit ekzistues të lidershipit të vetëshpallur të botës islamike. Ky qëndrim i ashpërsua gjatë qeverisjes njëvjeçare të Egjiptit nga Mohamed Morsi, një vit kaotik. Por që nga shfaqja e presidentit të ri Abdel Fattah al-Sisi — dhe tranzicioni i pushtetit mes gjeneratave në shtëpinë e saudëve, pa përmendur përgjysmimin e çmimit të naftës – pretendimi i Egjiptit për të qenë vendi udhëheqës është përforcuar. Tashmë Kajro duket në prag të hyrjes në luftë në Jemen, gjë që mund ta përforcojë më tutje.

Një rivalitet diplomatik për udhëheqësinë e rajonit ndoshta është ende larg, por të dy kombet kanë interesa gjeografike në zgjidhjen e krizës së Jemenit. Arabia Saudite e shef Jemenin si kopështi i vet i pasëm të shtëpisë dhe përballet me potencialin e sulmeve terroriste nga xhihadistët që kanë bazat në brendësi të këtij vendi. Egjipti gjendet shumë larg gjeografikisht – por Jemeni kontrollon ngushticën Babe l-Mandeb në hyrjen jugore të Detit të Kuq. Në këtë ngushticë kalon më pak naftë se sa në Ngushticën e Hormuzit, në hyrje të Gjirit Persik, por çdo telash këtu ka ndikim mbi pjesën veriore të Kanalit të Suezit, asetit më të rëndësishëm strategjik të Egji

Një tipar surprizues i “Operacionit Stuhia e Vendosur,” siç është quajtur operacioni i udhëhequr nga sauditët në Jemen, është përmasa e angazhimit, numri i avionëve që raportohet se po përdoren nga aleatët. Sauditët kanë kontribuar me 100 avionë dhe 150 mijë ushtarë plus disa njësi detare. Bahreini ka dërguar 15 avionë dhe Kuvajti po aq. Katari ka dërguar dhjetë avionë ndërsa Jordania, gjashtë, Edhe Sudani ka premtuar tri avionë. Egjipti ka dërguar një numër të papërcaktuar forcash detare dhe ka premtuar se edhe forcat tokësore mund të dërgohen “nëse del e nevojshme”. Kontributet e dhëna për luftën kundër Shtetit Islamik në Siri janë shumë të pakta në krahasim me këto.

Por deri tani, gjithsesi, asnjë nga këto shtete nuk duket se ka një “Plan B” pra për skenarin se çfarë do të mund të bëjnë nëse Hadi nuk arrin të rikthehet në pallatin e vet presidencial. Një dështim i tillë do të jetë shumë sikletosës për Arabinë Saudite – veçanërisht për ministrin e ri të mbrojtjes së vendit. Për Sisin, gjithsesi, një dështim i tillë mund të përfaqësojë një mundësi për të ritheksuar rolin udhëheqës të Egjiptit në Lindjen e Mesme.

You may also like...