Biznesmen
Politikan kriminel me një pasuri të madhe të fituar përgjithësisht duke shitur drogë apo duke shfrytëzuar prostituta në Europë. Thirret nga media “biznesmen” në pamundësi për t’i dhënë etiketën e përshtatshme. Më 26 shkurt 2015, ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri u ankua për faktin që media, në rastet kur shpërthen ndonjë bombë, i referohet shënjestrës së bombës si “biznesmen”.