Blair përfaqëson korrupsionin dhe luftën. Ai duhet të shporret!

Kohët e fundit ai po këshillon diktatorin Egjiptian, largimi i tij nga posti I ambasadorit të paqes nga Lindja e Mesme është një domosdoshmëri morale dhe demokratike. Seumas Milne

Qysh se presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt u rrëzua nga një puç ushtarak një vit më parë, vendi ka degraduar në një dhunë brutale . Mbi 2,500 protestues – numri i saktë duket se mund të jetë më i madh – janë vrarë në rrugë me gjakftohtësinë më ë madhe nga forcat ushtarake. 20.000 të tjerë janë burgosur.

Mbi  1,000 aktivistë politikë janë dënuar me vdekje. Tortura është diçka e zakonshme, të drejtat themelore të njeriut janë duke u degraduar dita ditës. Tre gazetarë të al-Jazeera janë burgosur përpara një muaji sepse “kishin përhapur lajme të rreme”. Krye puçisti, gjeneral Abdel Fetah el-Sisi, është tanimë president me rreth 96% të votive në një proces të turpshëm ku kundërshtari i tij Muhammed Morsi kryetar i Vëllazërisë Myslimane është dënuar.

Ky është rregjimin që Tony Blair, i dërguari për paqen në Lindjen e Mesme nga “Kuarteti” I përbërë nga SHBA, OKB, BE dhe Rusia, ka zgjedhur që të këshillojë mbi “reformat ekonomike” si pjesë e një programi të themeluar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ish kryeministri Britanik e ka quajtur edhe më parë puçin që rrëzoi një qeveri të ligjshme të zgjedhur nga zgjedhje demokratike si një “domosdoshmëri absolute për shpëtimin e kombit”.ghost_novel

Tani, një herë e një kohë ylli në ngritje i Laburistëve të Rinj po jep “gjithçka çfarë mundet” për të fituar suportin financiar ndërkombëtar që të mbështesë diktaturën Egjiptiane. Natyrisht, njeriu të cilit pikëpamja mbi gjithçka nga Evropa deri tek Islami i kërkohet përherë nga mediat perëndimore nuk i është future kësaj pune për “përfitime personale” dhe për planin për të “bërë para nga Egjipti “.

Çelësi, gjithsesi, është tek “oportunitetet e biznesit” që stafi I tij privat do të marr si në Gjirin Persik ashtu edhe në Egjipt, që është shpërblimi për ato që përfshihen në fuqizimin e regjimit të Sisit. Arabia Saudite dhe EBA po e mbajnë gjallë Egjiptin edhe prej frikës që Vëllazëria Myslimane mund t’i sjellë regjimeve të tyre autokratike.

Abu Dabi po i paguan Blair një shumë prej rreth 1milion £ në vit. Siç shprehet një nga ish këshilltarët e Blair, “një Pazar është vendosur” që “kombinon si një betejë kundër Islamizmit dhe ushqimin me mundësi biznesi në këmbim të avokatisë që ai i bëri Bushit për ndërhyrjen në Irak”. Jo pa arsye Blair po përgatitet që të hapë një zyrë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Natyrisht që Blair ka bërë shumë para nga sa e sa regjime që prej largimit të tij nga zyra e kryeministrit, nga Kazakistani dhe Kuvajti deri në Kolumbi – sikurse dhe prej bankave dhe korporatave. Puna e tij për Nursultan Nazarbajev, diktatorin e pasur me naftë të Kazakistanit, e pasuroi atë me 13 milion $ ndërsa regjimi i tij kishte rënë në një krizë të drejtave të njeriut.

Por mbështetja për Sisin në emër të udhëheqësve të Gjirit të cilët janë vetë autoritar e dërgon figurën e tij në një stad tjetër. Rregjimin Egjiptian nuk është vetëm autokratik. Presidenti aktual rrëzoi përmes stilit Pinoçetian, me një revolucion të përgjakshëm njësoj si në Kili.

Egjipti gjithashtu është qendror në konfliktin e Lindjes së Mesme, dhe qeveria e tij është në fakt një aleate e Izraelit. Konflikti i interes mes punës së Blair me diktatorët rajonal dhe rolit të tij në Lindjen e Mesme si një ambasador i paqes – përshkruar nga liderët Palestinezë si i padobishëm ose thjesht si një papagall që përsërit kërkesat e Izraelit–  është kaq ekstrem sa që rreket të shkojë drejt surreales.

Ky është një politikan që udhëhoqi pushtimin e Irakut mbi disa pohime tërësisht të rreme me kosto të rënda me thuajse mbi gjysmë milion të vdekur, që risolli al-Qaidan në vend dhe i dha jetë virusit të ndarjes sektare që po e ndan sërishmi në mes vendin, pa harruar torturat dhe rrëmbimet – e jo vetëm që vazhdon të thërrasë nxitjen e dhunës dhe luftës por kërkon që ta zgjerojë vatrën e saj përmes luftërave të reja dhe ndërhyrjeve të reja.

Deri më sot, Blair e ka mbrojtur ndërhyrjen në Irak edhe me justifikimin e fundit se kjo solli largimin e diktatorit Saddam Hysein, ndërsa përdor pozicionin e tij ndërkombëtar për të përfituar për veten duke mbështetur diktatorë të tjerë duke siguruar rreth 20 milion £ për vit.

Mbështetja e perëndimit ndaj tiranive Arabe ishte një faktor kyç në ngritjen e terrorizmit në stilin Al Kaeda më së pari sikundër marrëveshja për të rrëzuar qeverisjen e zgjedhur demokratisht në Egjipt po i jep jetë asaj në këtë rajon, përfshi dhe Irakun.

I mbështetur nga zemra e reagimit të vendeve të Gjirit- ku ndikimi i keq i naftës ndjehet edhe në establishmentin Britanik – Blair është duke qenë zëdhënësi i kapardisjes perëndimore dhe shtypësi demokracisë në Lindjen e Mesme, e veshur kjo e fundit si një luftë kundër Islamizmit.tony-blair

Ai është kthyer gjithashtu në mishërimin e korrupsionit në zemrën e jetës Britanike. Kjo nuk është vetëm për të thënë që ai ka bërë diçka të paligjshme. E nuk e kemi fjalën as për të ardhurat e mëdha, shtatë shtëpitë, shpërblimi prej rreth 2 milion £ nga JP Morgan ose influencat e tij apo përkrahja e tij ndaj autoriteteve të korruptuara në qeveri– të gjitha këto të bazuara në kontratat e ndërtuara gjatë kohës kur ai ka qenë një lider politik në Britani.

Blair ka luajtur gjithashtu një rol kryesor në gërryerjen e institucioneve publike në vendin e tij, si privatizimi i Laburistëve të Rinj ndërkohë që djemtë e përkëdhelur dhe pasanik të Qytetit shpejtuan kolonizimin e qeverisë duke hyrë brenda dyerve që deri më parë ishin të rezervuara për politikanët dhe nënpunësve civilë.

Konservatorët e David Cameron, të cilët kanë lidhjet e tyre të ngushta me autokracitë e Gjirit, e kanë çuar këtë proces akoma më tej, varësia e tyre ndaj financiarëve dhe bilionerëve të Qytetit duket haptazi në donacionin prej 5 milion £të dhuruara në festën për ngritjen e një fondi verën e shkuar.

Por Tony Blair është ai qendra e gjithë kësaj lëvizjeje në shkallë globale. Një herë e një kohë kryeministër e di se mund të bëhet i pasur nëse luajnë mirë me kompanitë e duhura dhe zyrat e duhura të qeverisë, e kështu kjo do të shndërrohet në një ves.  “Reforma ekonomike” që Blair po i paraqet Egjiptit do të përfshijë padyshim privatizimin dhe de-rregullimin  që do të përkthehet me pasurimin e sponsorëve të tij por që do të shndërrohet në një fatkeqësi në shtëpi. Impakti i trashëgimisë së Laburistëve të Rinj  i shqetëson aleatët e tij.

Për ne të tjerët, pasurimi i Blair nga korporatat dhe diktatorët e ka degraduar postin e kryeministrit. Për të shbërë këtë dëm do të na duhet një ndryshim rrënjësor politik. Vetë Blair nuk do të japë kurrë përgjigje për akuzat e krimeve të luftës- edhe pse sistemi është në krahun e tij.

Por ky rol i vazhdueshëm si një mesazher paqeje në Lindjen e Mesme është një skandal dhe një fyerje për popullin dhe rajonin. Atij duhet t’i hiqet çdo autoritet publik. Largimi i tij është tanimë një domosdoshmëri morale dhe demokratike.

The Guardian

You may also like...