Bllokator

Një nofkë që Sali Berisha ia veshi Edi Ramës pas zgjedhjeve të vitit 2009, kur ky i fundit shpëtoi veten politikisht duke sabotuar procesin e integrimit europian të vendit. Kulmi u shënua në një të ashtuquajtur grevë urie të mbajtur nga Partia Socialiste në vitin 2010, gjatë së cilës u ngritën çadra para kryeministrisë dhe deputetët hynë me turne disaditore për të mbajtur dietë. Situata u përmbys nga krahu i kundërt në shkurt 2017, kur Partia Demokratike bllokoi me çadër bulevardin para kryeministrisë në përpjekje për të bllokuar reformën në drejtësi, ku në këtë rast, qe Berisha dhe Basha që bënin bllokatorin. Fjalorthi Politik Shqiptar

You may also like...