Buletini i lajmeve: Tre burra, tre ndihmës burra dhe një grua

Një burrë bëri sot një status në Twitter. Ai tha se ndjehet shumë i lumtur sepse ka takuar një burrë tjetër.

Vijojmë me lajme të tjera. Një burrë bëri sot një status në Facebook. Ai tha se ndjehej i mërzitur dhe se po dëgjonte një këngë të viteve ’70.

Vijojmë me lajme të tjera. Një burrë i shëndoshë bëri një status në televizion. Ai tha se ai burri i twitter-it është burrë i mirë ndërsa ai i Facebook-ut nuk po ndjehet mirë e ka nevojë të bëjë pushime të freskëta e të mos dëgjojë muzikë të trishtë të viteve ’70.

 

Në brendësi do të lexoni:

Çfarë la pa thënë ai burri i Twitter-it se pati folur me atë burrin tjetër dhe pse kjo e folur është me rëndësi gjeostrategjike?

Çfarë thotë teksti i asaj këngës që dëgjoi ai burri i Facebook-ut dhe pse qeveria e re mund të rrëzohet si pasojë e kësaj kënge?

Çfarë batute tha ai burri që bëri status në televizor (sepse nuk di të përdori kompjuterin) për atë burrin e Twitter-it dhe atë tjetrin të Facebook?

Pse ai burri i televizorit thumboi zëvendësin e atij burrit të Facebook-ut?

 

Vijojmë me lajme të tjera.

Një burrë vrau bashkëshorten e tij dhe më pas vrau veten.

Gazetari ynë në vendngjarje tha se burri nuk pranoi të prononcohej kur u pyet se pse ai vrau bashkëshorten dhe veten. Por një burim i mirëinformuar i gazetarit bëri të ditur se burri që nuk pranoi të prononcohej qe ndjerë keq atë mëngjes.6 gusht 2013/ Ruritania News Agency

 

Për freskim ju prezantojmë arsyet e vërteta të tragjedisë.

 

You may also like...