Bulevardi i ëndrrave të thyera

Reportazhi i një bulevardi të mbetur në tentativë.

Xhabyni

Në një godinë dy katesh me ngjyrë gurkali, që përpara se stacioni i trenit të qytetit të Tiranës të zhvendosej në Kashar ndodhej drejtoria e Hekurudhës së Tiranës, aktualisht atje ndodhen zyrat e dy kompanive të nënkontraktuaka për ndërtimin e bulevardit të ri në Kryeqytet. Në katin e parë, në një dhomë të ftohtë, është një zyrë me dy tavolina dhe po aq kompjuterë.

Sipër, iu përgjigj kureshtjes sime inxhinieri topograf, ndodhet një kompani italiane që merret me supervizimin e zgjerimit të Bulevardit dhe njëkohësisht me rehabilitimin e Lumit të Tiranës që është në Paskuqan. Ndryshe nga bulevardi, vazhdoi topografi, Lumi i Tiranës vazhdon të rehabilitohet, duhet të shkosh ta shohësh sepse po bëhet diçka e dobishme. Ndërkohë që këtu ka mbetur gjithçka përgjysmë.

Arsyet se përse kanë mbetur përgjysmë, lidhen me kapriçio qeveritare që dëshirojnë të përfitojnë sa më shumë të jetë e mundur nga ky projekt. Topografi këmbëngul në të tijën se ky bulevard do të vazhdojë të ndërtohet edhe kur në pushtet të vijë kandidati i majtë për bashkinë. “Nuk është problemi tek Prefekti, sepse vetë prefekti ka toka në këto anë, por puna është tek lejet e ndërtimit që e kanë shndërruar këtë vepër që duhet të përfundonte në këtë vit, në këtë gjendje të mjeruar. Imagjinoni që në këtë hapësirë do të kishim një bulevard dhe e gjithë kjo zonë do të kishte mundësi të zhvillohej

Gjendja aktuale e shtëpive dhe asaj që dikur qe stacioni i trenit është e mjerueshme. Me sy të lirë shikohen se janë kryer disa punime të cilat janë ndërprerë me një të rënë të lapsit. “Ndodhi që INKU dhe INUV e filluan betejën e tyre për atë godinën e famshme të ZIPO-s, përpara disa muajsh. Më pas ne si kompani e fituam gjygjin administrativ kundër INUK dhe atëherë qeveria vendosi që të bllokonte fondin e dëmshpërblimeve. Problemi nuk qëndron tek stacioni i vjetër i trenit, sepse këtu janë rreth 400 metra që duhen shpronësuar, i gjithë sikleti nis pas këtyre 400 metrave ku kemi ndërtime pa leje._MG_2263

Kështu, bulevardi ka mbetur një peng institucional i cili është një histori e dëgjuar kohë më përpara nga qytetarët e Tiranës. Në kohën kur Rama qe në pushtet dhe ndërmori nismën për të ndërtuar rreth rrotullimin e Zogut të Zi, të cilin ministri atëhershëm i Transporteve ia shembi. Këto beteja mes qeverisë vendore dhe asaj qendrore nuk janë vetëm lodhëse për qytetarët por edhe një mënyrë e mirë për të ndarë pazaret e ndërtimeve në qytet.

Në fillimin e Bulevardit të Ri, që duhet të kishte përfunduar, gjenden shumë godina të vjetra dhe një treg i cili është jashtë çdo standarti për të qenë një treg i fruta perimeve. Me sa duket politika, që ka vite që pengon zhvillimin, ka vendosur që të ndalojë hë për hë ndërtimin e këtij bulevardi “Që ky investim do të kryhet, kjo është më se e qartë, por Rama dëshiron ta përfundojë vetë” shton një banor i zonës i cili ka vite që jeton në një rrugë që për dhjetë muaj në vit është e mbushur me baltë._MG_2243

Ne ishim në pritje të fillonim punë tek kompania në fjalë” vazhdon Bajrami “por ja që kompania e ka ndërprerë punën sepse ka konflikte me shtetin dhe me qeverinë, kështu unë aktualisht jetoj në këtë shtëpi të rënuar ku sheh se si i kam nderë rrobat

Me dorë na tregon shtëpinë që është në krah të godinës dy katesh në të cilën qëndrojnë zyrat e kontraktuara për të zgjatuar bulevardin. Kur e pyes se çfarë pune do të fillonte më përgjigjet se do të ishte tek betoni e më pas më fton pas karantinës që e quan shtëpi dhe më tregon se si kish ardhur betoniera. “Prisja edhe një farë shpronësimi por edhe të punoja. Tani rri kot, dal me biçikletë dhe zhbllokoj kanale ose tek ushtari i panjohur”._MG_2260

Bulevardi pritet të jetë 1.6 km i gjatë dhe do të lidhë qytetin e Tiranës me zonën e Paskuqanit, në projekt parashikohet që ajo zonë të marrë zhvillim. Inxhinieri topograf, Çobani, shprehet se si projekt ky në mos sot nesër do të përfundojë mirëpo kjo tej zgjatje nuk i bën shumë punë zonës e cila është tejet e varfër dhe pa asnjë perspektivë.

 

You may also like...