Çfarë është ekuilibri Nash dhe pse është i rëndësishëm?

Marrë nga “The Economist”

20160820_bbd001_0

EKONOMISTËT mundet shpesh të shpjegojnë të shkuarën dhe ndonjëherë të parashikojnë edhe të ardhmen- por kjo jo pa ndihmë. Një nga veglat më të përdorura që ato kanë në dispozicion është ekuilibri Nash, i emëruar i tillë në nder të John Nash, i cili fitoi çmimin Nobel në vitin 1994 për zbulimet e tij. Ky koncept i thjeshtë i ndihmon në punën e tyre ekonomistët për të kuptuar se si kompanitë për të përcaktuar çmimin, se si qeveritë duhet të modelojnë ankandet e tyre për të arritur përfitimin maksimal nga ofruesit dhe se si mund të shpjegohet shpesh vendimmarrjet vetë-shkatërrimtare që grupet ndërmarrin. Po çfarë është ekuilibri Nash dhe pse ai është i rëndësishëm?

Një nga ilustrimet më të njohura lidhet me parabolën e dilemës së të burgosurit: dy kriminelë që jetojnë në dy qeli të ndryshme përballen me të njëjtën ofertë nga prokurori i përgjithshëm. Nëse të dy dëshmojnë për një krim të kryer, të20160820_ebc991 dy do të dënohen me dhjetë vjet burg. Nëse njëri hesht dhe tjetri flet, atëherë bashkëpunëtori do të lirohet ndërsa tjetri do të dënohet përjetësisht. Nëse të dy heshtin, atëherë do të përballen me një dënim të vogël me vetëm një vit burg. Duke parë këtë propozim, një ekonomist që ka njohuri mbi ekuilibrin Nash do të parashikonte të kundërtën; përfundimi më i mirë do të qe nëse të dy do të dëshmonin.

Sipas ekuilibrit Nash, çdo person në një grup kryen vendimmarrjen e tij për veten, bazuar në atë që mendon se tjetri do të kryejë. Dhe se askush nuk mund të bëjë më mirë duke ndryshuar strategjinë; çdo anëtar i grupit është duke zbatuar aq mirë sa mundet. Në rastin e dilemës së të burgosurve, duke heshtur nuk është një ide e mirë, duke pasur parasysh që nuk dihet se çfarë do të kryejë i dënuari tjetër. Duke qenë se gjithnjë dikush dyshon se dikush do të thotë diçka, duke rrezikuar që të përfundojë dikush në burg përjetësisht ndërsa tjetri jo. Por, nëse tjetri hesht, atëherë dëshmia e bën atë të lirë. Aplikimi i kësaj teze në botën e përditshme, ndihmon ekonomistët për të parashikuar se si kompanitë do t’i përgjigjen çmimit të kompetitorëve të tyre. Dy kompani të mëdha që kanë vendosur strategjitë e çmimeve për të garuar me njëra tjetrën do t’i shtrydhin më shumë konsumatorët se sa nëse këto do të kishin qindra kompetitorë.

Ekuilibri Nash ndihmon ekonomistët të kuptojnë se si vendimet që janë në dobi të individit mund të jenë të tmerrshme për grupin. Kjo tragjedi e bashkësisë na shpjegon se përse e mbi popullojmë tregun dhe se përse ne emetojmë kaq shumë karbon në atmosferë. Të gjithë do të ishim më mirë nëse të gjithë do të binim dakord për disa shtrëngesa. Por ne të gjithë veprojmë individualisht duke përdorur të mirat sipas sensit individual. Por siç përpiqet të shpjegojë të mirën dhe të keqen, ekuilibri ndihmon politikbërësit për të zgjidhur problemet e ndërlikuara. Të pajisur me ekuilibrin Nash, ekonomistët përpiqen të pohojnë se kanë rritur miliona në buxhetin e shtetit. Në vitet 2000 qeveria britanike përdori ndihmën e këtij ekuilibri për të ndërmarrë një ankand special që mundi t’i shiste licencën e operatorit të saj telefonik 3G për plot 22.5 miliardë paund (35.4 miliard USD). Hileja e tyre qe për të trajtuar ankandin si një lojë, ato ngacmuan rregullat në mënyrë të tillë që strategjia më e mirë e kërkuesit të ishte ajo sulmit (bullish) (fituesi i ankandit do të dilte aspak i kënaqur nga përfundimi). Sot ekuilibri Nash merret si referencë për mikroekonominë moderne (megjithëse me pak rregullime). Duke qenë se i mundëson ekonomistëve fuqinë për të përcaktuar fitues dhe humbës, është e kuptueshme se përse.

You may also like...