Çfarë është Prodhimi në Masë?

Bazuar në parimet e specializimit dhe ndarjes së punës siç janë përshkruar për herë të parë nga Adam Smith

1913 Assembly Line of FMC

Linja e asemblimit të Fordit

Prodhimi masiv është një mënyrë e prodhimit të gjërave en masse (për masat), e cila e heq iniciativën për zgjedhjen e produkteve nga duart e konsumatorëve për ta vënë atë në duart e prodhuesit. Para metodave të prodhimit në masë, prodhuesit realizonin gjëra sipas porosisë së blerësve. Ata nuk prodhonin gjëra me shpresën e paktë se do t’i shisnin ato në një periudhë të më vonë. Ata prodhonin vetëm kur e dinin se kishin një blerës.

Në kohën e mbretëreshës Elizabeth, dyqanet nuk qenë të mbushura me mallra në pritje të blerësve. Ato qenë të mbushura me zanatçinj që prisnin të merrnin porosi. Me metodat e prodhimit në masë, prodhuesit realizonin mallra në sasi të mëdha pa pasur porosi paraprakisht për to. Ata mendonin për shitjen e tyre më vonë dhe ky qe çmimi që paguanin për të përfituar ekonominë e shkallës në procesin e prodhimit.

Prodhimi në masë mbështetet në parimet e specializimit dhe ndarjes së punës, siç u përshkruan për herë të parë nga Adam Smith te traktati “Pasuria e Kombeve” më 1776, dhe u praktikuan për herë të parë në vende të tilla si fabrika e armëve Eli Whitney në Amerikën e viteve 1790. Metodat e prodhimit në masë përdorin punë me cilësi të lartë për të dizenjuar produktet dhe për të ndërtuar sistemet e prodhimit, si dhe punë shumë të pakualifikuar për të prodhuar komponentë standard dhe për t’i bashkuar këto komponentë (me ndihmën e makinerive të specializuara). Bizneset e para që përdorën metoda të tilla qenë në gjendje të merrnin punëtorë drejtpërsëdrejti nga bujqësia dhe toka për te dyshemeja e fabrikës. Nuk kërkohej ndonjë ritrajnim domethënës.

Pjesët e përdorura në prodhim masiv shpesh janë prodhuar gjetkë dhe pastaj bashkohen në një njësi prodhimi në lëvizje të njohur si linja e asemblimit. Rezultati është një produkt i standardizuar i realizuar në një numër të kufizuar varietetesh, prodhuar me kosto të ulët dhe me cilësi mediokre. Puna është përsëritëse dhe punëtorët shikohen si kosto variabël dhe mund të punësohen ose pushohen nga puna sipas kërkesës. Në fabrikat që dizenjohen mbi parimet e prodhimit në masë, ndalimi i punës në linjën e asemblimit për të korrigjuar në problem në çfarëdolloj kohe shkakton ndalimin e punës në të gjitha pikat.

Ngjarja më domethënëse në historinë e prodhimit në masë është shfaqja e makinës Model T, e cila, nëse citojmë prodhuesin e saj, kompaninë Ford Motor, “hyri në gumëzhitje në histori më 1 tetor 1908”. Henry Ford vetë e quajti atë “makina universale”, dhe ajo u bë kaq popullore sa, nga fundi i vitit 1913, Fordi arriti të prodhojë gjysmën e makinave të prodhuara në Shtetet e Bashkuara.




Sipas të dhënave zyrtare të Ford ngjarja u zhvillua në këtë mënyrë:

[Kompania] nisi prodhimin në masë në fabrikë. Z. Ford arsyetoi se ndërsa çdo punëtor qëndron në një vend të paracaktuar për të, me detyrë të përcaktuar, automjeti do të marrë formë më shpejt nga sa do të bëhej në rast se punëtori lëvizte nga një vend në tjetrin dhe një sasi e stërmadhe orësh pune kurseheshin. Për ta testuar këtë teori, kasa e makinës u tërhoq me një litar për të ecur përgjatë dyshemesë së fabrikës në Highland Park të Miçiganit në verën e vitit 1913. Kështu lindi prodhimi masiv modern! Eventualisht, makina Model T filloi të dalë nga linjat e asemblimit me një normë prej 10 njësish çdo sekondë të çdo dite pune.

Linja lëvizëse e asemblimit qe nisja e një revolucioni industrial. Në 19 vitet që Model T qe në prodhim, mbi 15 milionë makina u prodhuan dhe u shitën vetëm në Shtetet e Bashkuara. Ford u bë një kompleks industrial që qe zili për çdo industrialist në të gjithë botën.

Në librin Novacione në Marketing, Theodore Levitt dha një këndvështrim alternativ të sagës Ford:

[Gjenialiteti i vërtetë i Henry Ford] qe marketingu. Ne mendojmë se ai ishte i aftë të ulte çmimin e shitjes dhe për rrjedhojë shiti miliona makina 500 dollarëshe për shkak të shpikjes prej tij të linjës së asemblimit e cila reduktoi kostot. Në fakt ai shpiku linjën e asemblimit për shkak se kuptoi se ai mund të shiste miliona makina në rast se çmimi i tyre qe vetëm 500 dollarë. Prodhimi në masë qe rrjedhojë dhe jo shkak i çmimeve të tij të ulëta.

Deri sa japonezët përdorën teknikas të tilla si “ekzaktësisht të kohë”, industria e manifakturës nuk pësoi një ndryshim kaq dramatik nga linja e asemblimit të Fordit. Dhe deri në fund të shekullit të njëzetë, vetëm pas zhvillimit të internetit, nuk qe e mundur që marrëdhënia mes blerësit dhe shitësit të kthehej pas ku blerësi të kishte sërish iniciativën dhe jo shitësi.

Ford, H., “My Life and Work”, Doubleday, Page & Co, 1922; Arno Press, 1973

Levitt, T., “Innovation in Marketing”, McGraw-Hill, 1962

Smith, A., “The Wealth of Nations”, 1776

You may also like...