Çfarë është realizmi i pistë?

Një lëvizje letrare që shkruan për jetën e zakonshme

Realizmi i pistë është një term i krijuar nga Bill Buford i revistës Granta për të përkufizuar një lëvizje letrare të Amerikës së Veriut. Shkrimtarët në këtë nën-kategori të realizmit thuhet se përshkruajnë aspekte më të rëndomta të jetës së zakonshme me gjuhë të kursyer dhe të pazbukuruar. Ky term ishte titulli për numrin e verës 1983 të Grantës, në të cilën Bufort shkroi një hyrje shpjeguese:

“Realizmi i Pistë është letërsi e një gjenerate të re shkrimtarësh Amerikanë. Ata shkruajnë mbi anën e varfër të jetës bashkëkohore – një bashkëshort i braktisur, një nënë pa burrë, një vjedhës makinash, një hajdut xhepash, një narkoman – por ata shkruajnë për këtë me një shkëputje trazuese, me raste duke rënë në komedi. Të nënvlerësuara, ironike, me raste të egra, por vazhdimisht me pasion, këto rrëfenja përbëjnë një zë të ri në letërsi.”

Në disa raste kjo konsiderohet një varietet i minimalizmit letrar dhe realizmi i pistë karakterizohet nga përdorimi i fjalëve me kursim dhe përqendrimi te përshkrimi sipërfaqësor. Shkrimtarët që punojnë brenda këtij zhanri kanë tendencën të shmangin ndajfoljet, metaforat e gjata dhe monologjet e brendshme dhe në vend të këtyre lejojnë objektet dhe kontekstin të diktojnë kuptimin. Personazhet kanë punësime të rëndomta dhe shpesh nuk kanë burime e para, gjë që shkakton dëshpërim.

Pas kategorizimit që bëri Buford, ky përkufizim u zgjerua për të përfshirë edhe atë që Michael Hemmingson e quajti “kumbar” të kësaj lëvizjeje letrare, Charles Bukowski (1920–1994), si dhe ata shkrimtarë që ishin pjesë e numrit 8 të Granta, të tillë si Raymond Carver (1938–1988), Tobias Wolff (lindur më. 1945), Richard Ford (lindur më. 1944), Larry Brown (1951–2004), Frederick Barthelme (lindur më. 1943), Cormac McCarthy (lindur më. 1933), Pedro Juan Gutiérrez (lindur më. 1950), Fernando Velázquez Medina (lindur më. 1951), Carson McCullers (1917–1967), dhe Jayne Anne Phillips (lindur më. 1952). Këta shkrimtarë rrallë herë kanë pranuar këtë kategorizim, pavarësisht se sa i përshtatshëm mund të duket ai.

You may also like...