Cherie Blair, naftë dhe vende pune për Blair-ët në Shqipërinë e varfër

Vendi Ballkanik duket se është kthyer në një burim fitimprurës për Blair-ët të cilët përmes një kontrate ligjore për zj. Blair dhe një pozicioni si këshilltar për nipin e Alastair Campbell në zyrën e KM Shqiptar.140218

nga Robert Mendick, dhe Besar Likmeta, Shqipëri.

Në pamje të parë, Shqipëria, një vend që përjetoi ish diktaturën e ashpër staliniste dhe një nga vendet më të varfëra në Evropë, duket se nuk mund të jetë tërheqëse për Tony Blair.

Por The Telegraph ka arritur të zbulojë se vendi Ballkanik, ka zbuluar së fundmi një sasi të madhe nafte dhe gazi, e me sa duet është një vend që mund t’i sigurojë të ardhura të majme dinastisë Blair.

Kjo gazetë ka arritur të zbulojë se si z. Blair është këshilltar në qeverinë socialiste Shqiptare. Tani ka dalë në skenë që edhe gruaja e tij Cherie ka arritur të sigurojë një kontratë ligjore me qeverinë paraardhëse; ndërkohë që nipi i Alastair Campbell, ish spin doktori i z. Blair, ka zënë një vend si këshilltar i Kryeministrit të Shqipërisë.

Z. Bair i është akorduar një kontratë me vlerë £300,000 për të këshilluar qeverinë Shqiptare pasi krijoi mundësinë e miqësimit të gruas së tij me ish kryeministrin e vendit Ballkanik ndërsa ai qe në Doëning Street.

Z. Blair është i njohur në botë si një avokat i të drejtave të njeriut, është futur në një ankand miliona dollarësh për një kompani nafte amerikane.Kohët e fundit Blair është kthyer në një këshilltar të qeverisë Shqiptare. James Naish, nipi 25 vjeçare i z. Campbell, punon gjithashtu si një këshilltar i kryeministrit Rama.

Qeveria e mëparshme Shqiptare përcaktoi Omnia Strategy, firmën ligjore të z. Blair, si mbrojtëse të çështjes së saj në gjykatën e arbitrazhit. Kosto e kësaj mbrojtje për qeverinë Shqiptare shkuan në $500,000 – rreth £300,000. Ende është e paqartë se sa nga kjo shumë i takon zyrës ligjore të Omnia Strategy për punën e saj.

Pas një deklarate për shtyp të lëshuar pas përfundimit të çështjes – të cilën Shqipëria e fitoi – Zj. Blair tha: “Omnia Strategy ndjehet krenare që mundësoi mbështetjen e qeverisë Shqiptare në çështjen e saj pranë arbitrazhit.”

Zj. Blair e ka vizituar për herë të parë Shqipërinë në 2010 si e ftuar e Liri Berishës, gruas së ish kryeministrit Sali Berisha.

Zj. Blair udhëtoi drejt këtij vendi të varfër përmes një avioni personal të poseduar nga Rezart Taçi, një manjat nafte dhe një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri.

Z. Taçi është akuzuar se ka përdorur lidhjet politike- përfshi këtu edhe miqësinë me z. Berisha – për të përfituar naftën e rafinerive Shqiptare. Ai tanimë e ka shitur rafinerinë.

Çështja gjygjësore qe mes qeverisë Shqiptare dhe Sky Petroleum, një kompani nafte nga Teksasi, e cila pretendonte se kishte të drejtën për të eksploruar në tre fashot e tokës, në Shqipërinë jugore dhe qendrore. Autoritetet shqiptare e mbylli kontratën njëanshmërisht ndaj dhe Sky Petroleum filloi aksionin ligjor duke kërkuar $1 bilion (£600 milion) si dëmshpërblim.

Omnia Strategy u bë pala mbrojtëse e Shqipërisë në çështjen e naftës në fund të vitit 2012. Vendimi për ta caktuar atë si mbrojtëse erdhi dy vjet pas udhëtimit në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, si e ftuar e z. Taçi dhe zj. Berisha në Korrik të 2010. Ndërkohë që Shqipëria e mbylli kontratën e saj me Sky Petroleum në Qershor 2010.

Gjatë periudhës që zj. Blair vizitoi Shqipërinë, një nga zëdhënësit e saj u shpreh se ajo ka pranuar të udhëtoi falas përmes avionit të z. Taçi, një figurë e diskutueshme në Shqipëri i cili tani është nën investigim për pastrim parash, për t’i mundësuar asaj një angazhim më të madh në vendin ballkanik për shkak të kohës së shkurtër.

Gjatë qëndrimit të saj atje, ajo preu shiritin e një televizioni të cilin e kishte blerë z. Taçi. Gjatë qëndrimit të shkurtër, ajo vizitoi dhe një qendër për fëmijët autik, organizuar kjo vizitë nga zj. Berisha.

Gjatë kësaj periudhe, zëdhënësi i zj. Blai u shpreh: “Zj. Blair është ftuar në Shqipëri nga zj. Berisha, gruaja e kryeministrit, që e ftoi atë të vizitonte qendrën për fëmijët autik që ajo nga ngritur në Tiranë.

“Dy zonjat u takuan për herë të parë në 2006 kur zj. Berisha vizitoi Downing Street bashkë me të shoqin e saj dhe atje zbuluan se ndajnë të njëjtin interes për fëmijët që janë në nevojë.”

Burri i zj. Berisha ishte ende kryeministër kur Omnia Strategy – që kishte hyrë në skenë prej rreth një viti- fitoi mundësinë e artë për të përfaqësuar Shqipërinë në çështjen gjygjësore.

Seanca dëgjimore u bë gjatë javëve në vazhdim në London Court of International Arbitration gjatë Marsit 2013. Majin e shkuar grupi i gjygjtarëve vendosi se çështja ishte në favor të Shqipërisë, duke ia faturuar kostot Sky Petroleum për procesin. Kostot ligjore të Shqipërisë, sipas një raporti të plotësuar nga Sky Petroleum me US Securities and Exchange Commission, ishin më shumë se $500,000.

Julia Yun Hulme, drejtore e Omnia Strategy, u shpreh: “Omnia Strategy u caktua si mbrojtëse e çështjes përmes një ftese të ardhur konform gjithë procedurave. Përfshirja e  Omnia Strategy në çështje nuk është e lidhur me udhëtimin e kryer në korrik 2010. Omnia Strategy LLP është krijuar në Tetor 2011.”

Ndërkohë që zj. Blair ka përfituar nga qeveria e shkuar Shqiptare, bashkëshorti i saj ka një miqësi të ngushtë me z. Rama, pasuesin e z. Berisha në kryeministri. Z. Blair, siç është përmendur dhe më parë nga The Telegraph, është emëruar si këshilltar nga z. Rama për të ndihmuar qeverinë e tij në përpjekjen e saj për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Z. Blair ka mohuar se ai paguhet për punën e tij nga qeveria Shqiptare megjithëse është ende e paqartë nëse një palë e tretë po paguan atë për shërbimet e tij. Gjithashtu është e paqartë se kush e punësoi Z. Naish, djalin e motrës së z. Campbell. Z. Naish, një i diplomuar në Universitetin Oxford, e përshkruan veten si një këshilltar i “Kryeministrit të Shqipërisë” në network-un profesional LinkedIn megjithëse javën e shkuar qeveria Shqiptare insistoi që ai nuk kishte ofiqe zyrtare.

 

Burimi: http://telegraph.co.uk/news/politics/tony-blair/10822268/Cherie-Blair-the-oil-tycoon-and-jobs-for-Blairites-in-poor-Albania.html

You may also like...