Demokracia e brendshme te Vëllazëria Muslimane, e pakrahasueshme me ne

Po lexoj një analizë të gjatë të Reuters për Egjiptin dhe po mësoj se Vëllazëria Muslimane e Egjiptit ka votuar në Këshillin e vet Kombëtar nese duhet të kandidojë dikë për president të Egjiptit apo jo.

File photo of a soldier asking a supporter of overthrown President Mursi to take his protest to the sidewalk as they stand guard in GizaPasi ka debatuar për tre ditë më rradhë, Këshilli Kombëtar i Vëllazërisë Muslimane ka rënë dakord 56 me 52 vota për të kandiduar dikë. Pas kësaj kanë vijuar me debatin shumëditor dhe me votimin se kë do të kandidonin. Partia fillimisht nuk kishte dëshirë të kandidonte një president dhe të merrte pushtet real, për shkak se nuk e ndjente veten të pranuar nga Egjipti dhe bota. Pastaj disa aktivistë të rinj fillojnë të bëjnë fushatë pro kandidimit dhe pro marrjes së pushtetit real. Askush nuk u përjashtua për këtë dalje “nga linja e partisë”.

A mund të më thotë ndokush nëse ka dëgjuar që të ketë patur votime të tilla të partitë politike shqiptare?

Te Vëllazëria Muslimane e Egjiptit më ngjan se ka më shumë demokraci të brendshme se sa te Partia Demokratike, Partia Socialiste apo të tjerat parti shqiptare. Dhe imagjinoni se këto tanët pretendojnë të na dërgojnë në Europë.

Lexo më shumë: http://www.reuters.com/article/2013/07/25/us-egypt-mistakes-specialreport-idUSBRE96O07H20130725

Nëse përtoni ta lexoni në anglisht, mund ta lexoni nesër në Shqip te gazeta-Shqip.com

You may also like...