Dhjetë arsyet që të tregojnë se jeni ulur pranë një ekonomisti dhe jo një terroristi

Siguria në Avionë

BUTTONWOOD, The Economist

20160514_fnp501Një ekonomist akademik u zbrit nga avioni javën e kaluar pasi pasagjerja pranë tij pati dyshime. Ai po merrej me zjarr me diçka që ajo mendoi se qe një “kod terrorist” apo një shkrim në alfabet të huaj në një notebook. Rezultoi se GUido Menzio, një ekonomist italian nga Universiteti i Pensilvanias, po punonte mbi disa ekuacione diferenciale për një model mbi kostot e menusë dhe shpërndarjen e çmimeve. Për fat të mirë, Menzio u lejua të rikthehet në fluturimin e tij. Por për pasagjerët, nuk mund të thuhet kurrë se në një situatë të tillë janë treguar tepër të kujdesshëm. Po ju japim pra dhjetë gjëra që mund t’ju tregojnë se jeni ulur pranë një ekonomisti: policia ndërkohë ka nxjerrë fotot e dy të dyshuarve (fotoja kryesore e këtij blogu)

  1. Ai refuzon të dëgjojë njoftimet për sigurinë e fluturimit për shkak se ai beson se “në terma afatgjatë, ne të gjithë jemi të vdekur”.
  2. Ai vijon të të thotë se “nuk mund të ekzistojë diçka e tillë” si “pije falas në avion”.
  3. Ai shmang një bisedë të tejzgjatur me ju për shkak se ai ka “pritshmëri racionale” se ju jeni një idion për shkak se keni zgjedhur të uleni në ndenjësen e mesit.
  4. Por ai ofron të shkëmbejë ulësen e tij pranë korridorit me ju në një ankand konkurrues për gruan që është ulur nga ana tjetër e jotja.
  5. Ai shtrin krahun e vet në mbështetësen e krahut për shkak se ai mendon se hapësira ka një “utilitet margjinal më të lartë” për të se sa për ty.
  6. Kur ai të fut bërrylin, ai thotë se thjeshtë po të “ngacmon” ty të sillesh më mirë.
  7. “Kur ai hap bagazhet sipër, një kopje e librit “Kapitali në Shekullin e 21” nga Thomas Piketty rrëzohet duke ju goditur ju drejtpërsëdrejti në kokë.
  1. Pastaj ai e përdor librin për të mbështetur këmbët.
  2. Ai lehtësohet vetëm pasi avioni mbërrin në mbi 10 mijë metra lartësi për shkak se në këtë pikë ai është në “ekujlibër të përgjithshëm”.
  3. Ai e kalon të gjithë udhëtimin duke shkruar gërma greke në një bllok shënimesh. Del se ato nuk janë ekuacione; ai është pjesë e skuadrës negociatore të FMN-së që po udhëton për në Athinë.
  4. Shto një pikë shtesë në listën me “10 arsye” për shkak se ai beson në “arsyetimin sasior”.

 

You may also like...