Disa gjëra që duhet të dini mbi RT, televizioni i financuar nga Rusia

rt_facebookGlobal Post

Televizioni Russia Today shpërtheu në skenën mediatike amerikane gjatë protestave Occupy Wall Street (Pushto Uoll Stritin). Tashmë ai po shpërthen së brendshmi në lidhje me Krimenë.

Kur protestuesit fillimisht ngritën kampin në parkun Zuçotti në Nju Jork më 2011, duke nisur lëvizjen Pushto Uoll Stritin, vetëm pak gazetarë u paraqitën për të raportuar për të. Mes tyre qenë reporterë nga RT, kanali televiziv në anglisht i mbështetur nga Kremlini i njohur si Russia Today.

Një vit më vonë, RT u bë rrjeti televiziv më i ndjekur në YouTube. Kompania mediatike ka shpërthyer në skenën amerikane, duke ofruar një përqasje kritike ndaj politikës amerikane dhe përgjegjësisë korporative pikërisht në kohën e duhur.

Pavarësisht nëse amerikanët e dinin apo jo, gjithsesi misioni i RT udhëhiqej nga Kremlini. Këtë javë televizioni u bë vetë lajmi, pasi rrjeti televiziv u mor me një lajm aty pranë.

Ja çfarë duhet të dini:

RT financohet nga shteti i Rusisë me 33 milionë dollarë në vit. Ai filloi transmetimet më 2005 me misionin për të ofruar atë që e quante, një raportim të korrektuar dhe të ndryshëm nga Perëndimi mbi çështjet ndërkombëtare.

Ai shihej si pjesë e përpjekjeve të Vladimir Putinit për të ri-vendosur Moskën si një fuqi botërore – të furnizuar nga rezervat më të mëdha energjetike të botës – duke nisur një projekt prestigji që duhet të konkurrojë me CNN dhe BBC World.

RT pretendon se është i financuar nga shteti në të njëjtën mënyrë si BBC, France 24, Deutsche Welle,dhe American Corporation for Public Broadcasting.

Por vija e Kremlinit është e pagabueshme. Megjithëse RT ia la ekspertëve të vet të konkludonin se Amerika po bëhej një shtet policor gjatë lëvizjes Occupy, reporterët nuk u përmbajtën në përzjerjen e opinioneve me fakte.

Nicholas Kristof, kolumnist i New York Times, së fundmi tha gjatë një interviste për CNN, “në fund të ditës, RT është krahu u propagandës së Rusisë.”

RT ofron “perspektivën ruse” për audiencën ndërkombëtare

Themeluesit e RT dëshironin që agjencia të ndryshonte pjesërisht perceptimet ndërkombëtare për Rusinë. Svetlana Mironyuk, drejtoreshë e përgjithshme e RIA Novosti, organizata mediatike e shtetit të Rusisë që fillimisht krijoi RT, tha për këtë rrjet: “Për fat të keq, në nivelin e vetëdijes masive në Perëndim, Rusia lidhet me tre fjalë: komunizmi, dëbora dhe varfëria. Ne duam të japim një panoramë më të plotë të jetës në vendin tonë.”

RT filloi një kanal në arabisht më 2007, në spanjisht më 2009 dhe RT America më 2010.

Gjatë një vizite në studiot e RT në verën e vitit 2013, Presidenti Putin i tha stafit se detyra e tyre qe “të thyenin monopolin e medias Anglo-Saksone.”

RT nuk kritikon apo pyet drejtpërsëdrejti Vladimir Putinin

Më 2010, The Independent raportoi se intervistat me shumë gazetarë të RT zbulojnë se “atyre u lejohet mbulimi i disa problemeve të Rusisë apo i çështjeve të ndjeshme,” por se “çdo kritikë direkte pyetja e kryeministrit Vladimir Putin apo Presidentit Dmitry Medvedev është rreptësisht e ndaluar.”

Ëilliam Dunbar, korrespondent i RT në Gjeorgji dha dorëheqjen gjatë luftës në Osetinë e Jugut më 2008, pasi u ndalua të raportojë mbi bombardimet ajrore ruse kundër civilëve.

RT dashuron teoritë e komplotit dhe urren SHBA-të

A qe një komplot i brendshëm sulmi i 11 shtatorit 2001? RT dëshiron ta dijë.

Qendra Ligjore Për Varfërinë e Jugut me bazë në SHBA, e cila studion grupimet e urrejtjes dhe ekstremistët, publikoi në raport mbi RT në të cilin tha, “lajmet e paketuara shkëlqyeshëm të saj sugjerojnë se një debat i ligjshëm po zhvillohet në SHBA në lidhje se kush i kreu sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, për shembull, apo për faktin nëse presidenti Obama është i zgjedhshëm për Shtëpinë e Bardhë.”

Der Spiegel përshkroi tri ingredientë që shkojnë në formulën e RT: “joshje seksuale, e cila ka qenë jotipike për shumicën e televizioneve të lajmeve; një qëndrim i prerë antiamerikan; dhe një burim parash i pashtershëm nga Kremlini”.

Është shumë popullor

Cilatdo qofshin përbërësit me të cilët po punojnë, RT ka më shumë se 1.3 milionë pëlqime në Facebook dhe më shumë se 1 miliardë shikime në YouTube. Më 2012 qendra kërkimore PEË zbuloi se RT qe rrjeti televiziv i lajmeve më i ndjekur në YouTube. Fox News vinte i dyti.

Që kur Rusia pushtoi Krimenë, e cila është pjesë e Ukrainës, RT ka mbuluar lajmet me njëanësi të dukshme ruse – dhe rrjedhimisht është bërë vetë lajmi.

Fillimisht, më 3 mars, gazetarja e RT Abby Martin foli kundër aksioneve të Rusisë në Krime. “Ajo që ka bërë Rusia është gabim,” tha ajo gjatë një monologu në transmetim të drejtpërdrejtë. “Ndërhyrja ushtarake nuk është kurrë përgjigjja dhe unë nuk do të qëndroj këtu për të justifikuar apo për të mbrojtur një agresion ushtarak.”

Pastaj, dy ditë më vonë, Liz Wahl – një gazetare e RT me bazë në Uashington – dha dorëheqjen gjithashtu në transmetim të drejtpërdrejtë. Ajo tha se nuk mund të bëhet “pjesë e një rrjeti të financuar nga qeveria e Rusisë që shplan veprimet e Putinit.”

Ndërkohë, Krimeja në hartat e prezantuara nga RT është bërë sakaq pjesë e Rusisë.

rt_map

You may also like...