Ditari, duhani shkakton luftë
Komentet nga të gjitha anët ndaj shkrimit të Fatos Lubonjës për Ramush Haradinajn, veccanërisht zemërimi i shprehur ndaj Lubonjës, më kujtojnë një shprehje të Bertold Breht: Mjerë ai popull që ka nevojë për heronj. Dhe kjo është veccanërisht e vërtetë kur heronjtë janë të gjallë.
http://www.balkaninsight.com/en/article/albanian-writer-provokes-nationalists-wrath
Një film vizatimor rus i shkëlqyer. E kam parë shumë vite më parë, më pëlqen ta shoh prapë. 🙂
Ditari, kutitë e Lezhës
Ditari 18 korrik 2013
Po përpiqem shumë të kuptoj se kush i ka vjedhur votat kujt në ato dhjetë kuti që u hapën në Lezhë, por asnjë gazetë nuk po ma sqaron. Duhet me i pa rezultatet një më një me dallu që: a) PS dhe PD kane vjedh votat e partive të vogla. b) Në dy qendra votimi, PS ka vjedh LSI. c) Në një qendër votimi, PS ka vjedh PD. d) Në një rast PD ka vjedh të tjerët, dhe; e) në QV 0764 PS ka bo namin me të vjedhme. Kuptohet, këto janë kutitë e hapura me dëshirën e PD.
Shkurt, të gjithë kanë vjedh të gjithë, sa të munden dhe ku të munden.
http://www.panorama.com.al/2013/07/18/ps-te-henen-dorezohet-ankimi-ne-kqz-per-lezhen/
Gjëra interesante për t’u lexuar:
A mundet çiftet të bëjnë biznes bashkë? http://www.bbc.co.uk/news/business-23140775
Si lexohet kjo shifër? $92,233,720,368,547,800!!! http://www.bbc.com/news/world-us-canada-23352230