Dizinformim
1.Teknikë për menaxhimin e opinionit publik përmes hartimit, publikimit apo shpërndarjes së informacionit çorientues dhe çoroditës me synimin e shmangies së goditjes ndaj dizinformuesit apo zbutjes së forcës së zemëratës popullore ndaj një gjendjeje të caktuar.
2. Teknikë e ushqimit të informacionit të rremë te armiku politik apo ushtarak me synimin e shmangies së goditjes apo forcës goditëse ndaj dizinformuesit.
3. Teknikë që përdor përhapjen e informacioneve të rreme apo të vërteta në radhët e armikut me synimin e çorientimit apo përçarjes së armikut.
4. Teknikë e përhapjes së informacioneve në publikun e gjerë me synimin e krijimit të një gjendjeje shpirtërore të caktuar, fjala vjen, ankth, shpresë apo urrejtje.
Lexo më shumë: Fjalorthi politik shqiptar