Dushk

Sistemi i. E mori emrin nga fshati Dushk i Lushnjës dhe simbolizon përdorimin e një numri të vogël votash për të prodhuar një numër të lartë deputetësh. Vlerësohet se një seri analizash nga Apollon Baçe në gazetën Dita e formëzoi këtë shprehje.

Rrënjët e sistemit të Dushkut duhet të kërkohen në zgjedhjet e vitit 1996, kur maxhoranca e qeverisë së Partisë Demokratike ndryshoi kodin zgjedhor duke ndarë votën për kandidatin nga vota për partinë politike. Rrjedhimisht, PD arriti të marrë në zgjedhjet e 22 majit 1996 60 për qind të votave dhe 87 për qind të parlamentit. Kjo formë e deformimit të sistemit të zgjedhjeve u menaxhua deri në detaje nga Partia Socialiste në vitin 2001, ku përmes zbrazjes së votave për partitë te tre aleatë të saj të vegjël arriti të marrë 11 deputetë ekstra në koalicionin qeverisës. PS i kërkoi votuesve të Dukshkut të votonin për partitë e vogla të koalicionit duke arritur të sigurojë 11 deputetë nga vetëm një zonë elektorale.

Kulmi u shënua në 2005. Në atë kohë u tha që Berisha e moli më mirë lopën e Dushkut. Në 2005, Berisha urdhëroi besnikët e tij të votonin në maxhoritar për kandidatin përkatës dhe në proporcional për partitë e vogla si Republikanët, PDR e Pollos etj, duke arritur të zgjedhë një numër deputetësh demokratë si deputetë republikanë apo PDR-istë.

Fjalorthi Politik Shqiptar

You may also like...