Dymbëdhjetë arsyet pse Shqipëria sot është si Shqipëria 1980

  1. te cajme bllokadenNë atë kohë thuhej: Lekun nuk e ha as qeni. – Sot po thuhet se kredi ka, por askush nuk e do.
  2. Në atë kohë kishim Themie Thomain ministre të Bujqësisë, por nuk kishim bukë. Sot kemi Arben Ahmetajn Ministër Financash por nuk kemi para.
  3. Në atë kohë kishim Filip Çakullin me Hostenin. Sot kemi Filip Çakullin me Fiks Fare
  4. Në atë kohë kishim Koço Kokëdhimën sekretar të partisë. Sot kemi Koço Kokëdhimën sekretar të partisë
  5. Në atë kohë kishim frikë nga imperialistët anglo-amerikanë. Sot kemi frikë nga diplomatët Euro-Amerikanë.
  6. Në atë kohë sekretari i partisë të qinte. Sot është Shukriu.
  7. Në atë kohë kishim Lenka Çukon ministre kulture. Sot kemi Briseida Shehajn drejtoreshë tatimesh.
  8. Në atë kohë shqiptarët kishin ëndërr të iknin. Sot gjithashtu
  9. Në atë kohë katundarët futeshin në burg se vidhnin barin e kooperativës për të ushqyer lopën. Sot futen në burg se duan të ndërtojnë barrake për lopën.
  10. Në atë kohë paguaje te partia 40 mijë lekë (të vjetra) për një vend pune. Sot i paguan te partia.
  11. Në atë kohë, partia e mbushi parlamentin me 30 për qind gra. Sot do ta mbushë me 50 për qind gra.
  12. Në atë kohë fshatarët gjobiteshin sepse shisnin qepë dhe sallatë në rrugë. Sot i gjobit Erjoni.
  13. Qentë le të lehin, karvani ecën përpara.

You may also like...