E fshehta pas Raport Progresit

E gjitha sa përmenda më sipër është një shembull që Progres Raporti, e me të edhe integrimi, nuk janë gjë tjetër vetëm se një farë note apo mbështetje që KE apo BE jep ndaj një qeverie. 

Xhabyni

Të pyesësh Shqiptarët në e meritojmë statusin përgjigja me pak manipulim mund të jetë po, të pyesësh Shqiptarët e falë përgjigjeve të tyre të ndërtosh një Progres Raport ai do të ishte një katranosje e qeverisjes së sotme. Por megjithëse ne do ta vlerësonim qeverinë (edhe 1692files.php_-600x330qeveritë e tjera) me një notë plotësisht ngelëse, Komisioni Evropian na dha një copë “5” e cila ndryshe nga herët e tjera nuk qe edhe aq me “mik”.

Të emocionuar nga kjo “5” e merituar, sipas KE-së përherë, grevistët pranë Kryeministrisë u ngritën vrikth dhe deklaruan se gjetën mbështetjen e komisionarit Fyle. Ato e prishën grevën dhe kërcënuan ndër dhëmbë qeverinë duke I thënë se tani kanë mbrojtjen e ndërkombëtarëve edhe grevistët. Skenë që më së paku tregoi se kjo grevë nuk qe një grevë qytetare por qe një grevë partiake, më saktësisht një grevë e PD-së që kishte gjetur disa militant për t’i vendosur në çadra e për t’u bërë një dietë.

Duke patur parasysh gjithçka çfarë ka ndodhur në këto muaj qeverisje asnjë Komision Evropian nuk do të mund të jepte një notë pozitive për Shqipërinë. Le ta themi troç, reagimi i UKIP-it në Britani është më se normale. Si mund t’i japësh notë kaluese një vendi si Shqipëria të përlyer në llumin e abuzimeve dhe korrupsionit? Si mund të takosh një ngjalë si Meta që me zë e figurë abuzonte me shtetin? Apo t’i japësh notën kaluese një qeverie që deri më tani rezulton e dështuar në gati 100% të premtimeve të saj? E aq më tepër si ka mundësi që qeveritë e këtij vendi kanë marrë përherë nota pozitive me gjithë paaftësinë e suksesshme në ndërtimin e shtetit?

Në arkivat e gazetave mund të gjesh andej nga viti i fundit të qeverisjes së socialistëve të epokës Nano një ministre integrimi e cila sa herë që dilte për ndonjë vizitë jashtë nuk mund të takonte askënd të nivelit të lartë. Ky bojkot i ndërkombëtarëve nuk vinte nga fakti se ato kishin ndonjë gjë me Ermelindën apo me Shqipërinë, përkundrazi ato kishin një problem me shefin e Ermelindës pra z. Nano. Thuhet se kur një nga funksionarët e rëndësishëm të BE-së erdhi në Tiranë kryeministri i asaj kohe e ftoi atë të drekonte në një lokal që qe në pronësi të një të kërkuari në vendet e BE-së. Kjo e alarmoi jashtëzakonisht shumë ndërkombëtarin i cili u revoltua e që sipas zërave ndikoi që pikat e MSA-së të mos i jepeshin një qeverie si ajo e Nanos.

Vetëm pasi erdhi Berisha në pushtet, pra në 2005, u morën pikat e plotësimit të MSA-së dhe jeta diplomatike mori një farëlloj frymëmarrje. Frymëmarrje që u bë e sikletshme pas ngjarjes së Gërdecit, u bë shumë më e vështirë pas Janarit 2011 edhe u tjetërsua pas zgjedhjeve vendore të po atij viti.

E gjitha sa përmenda më sipër është një shembull që Progres Raporti, e me të edhe integrimi, nuk janë gjë tjetër vetëm se një farë note apo mbështetje që KE apo BE jep ndaj një qeverie. Në rastin e qeverisë Rama, siç në rastin e qeverisë Berisha 2005, KE po dëshiron të na tregojë se mbështet këtë qeveri dhe reformat apo pseudoreformat e saj. Komisionari Fyle, që gjithnjë e më shumë i ngjan një guvernatori Romak që vinte në Ballkan për të shuar kryengritjet por edhe për të marrë ndonjë dhuratë nga vendasit, duket që i ka të ashpërsuara marrëdhëniet me ish kryeministrin Berisha.

Nota “5” pa hatër, ka një mesazh shumë më të thellë në vetvete, mesazh që e tejkalon edhe vetë marrjen e statusit për vendin kandidat. Ai është një mesazh për Berishën dhe opozitën, KE dhe Fyle nuk e mbështesin më të parin, e rrjedhimisht derisa i pari dhe i dyti janë një, as opozitën. Kjo duket qartë në faqet e raportit të mbushura me lavde e ode për qeverinë aktuale (a thua se ne u bëmë Britani në kaq pak muaj) ndërkohë që ka vetëm një kritikë (sa për syrin e keq?) për administratën publike. Kritikë që s’bie asfare në sy kur ke parasysh që trafiku i drogës, mungesa e demokracisë dhe transparencës, reformat e palogjikshme në sektorë të ndryshëm dhe mos qeverisja e financave janë një tregues që komisionari Fyle si një guvernator i mirë romak i ka dhënë viston procedimit për aderimin në senatin evropian. Procedim që nuk lidhet realisht me hallet e vendit, por si përherë lidhet me pëlqimet ose jo të komisionarit. Sa për parlamentin evropian ai nuk mban kurrfarë përgjegjësie.

Sa më sipër, sinjali është i qartë, të paktën për Bashën dhe opozitën të cilët duhet të kuptojnë që ato nuk i kanë ngelur në klasë vetëm shqiptarët që as po e fishkëllejnë më. Ato, i ka ngelur në klasë dhe vetë ish aleati Fyle, i cili duket se ka kohë që po i buzëqesh më shumë Bregut se sa Bashës. Me sa duket dhe Fyle ka kuptuar që opozita e shëndetshme është pa një Doktor karagjoz në çdo seancë plenare (këtu futet dhe Jozefina), ndërkohë që fjalët e këqija thonë që Berisha nga ana tjetër është shumë i shqetësuar për partinë.  Ai po e kupton dita ditës gabimin që ka bërë duke vendosur aty Bashën, por tani duket se është vonë për të ndryshuar kreun e një partie të cilit deri dje edhe pallton ia zgjidhte Berisha.

You may also like...