E zë libri
Një shprehje që përdoret për politikanët që kanë alergji të plotë nga libri dhe që shpesh u shkakton të vjella në rast se hapin një të tillë. I atribuohet Spartak Ngjelës, i cili thuhet ta ketë bërë këtë observim për Fatmir Mediun gjatë një vizite në Amerikë. Mediu hapi një guidë turistike dhe në atë çast u ndje keq dhe Ngjela komentoi duke thënë se ai “is book sik”. Me kalimin e viteve, Ilir Meta u bë simbol i politikanit që e zë libri, pasi askush nuk e ka dëgjuar të ketë thënë ndonjë gjë në lidhje me ndonjë libër. Shih më shumë: Fjalorthi Politik Shqiptar