Emision monetar
Procesi i emetimit të monedhave apo kartëmonedhave me kurs ligjor i cili kryhet zakonisht nga banka qendrore, e cila ka edhe monopolin ligjor të prodhimit të parasë. Shqipëria e fitoi të drejtën e emetimit të parasë bashkë me pavarësinë në vitin 1912, por nuk qe në gjendje të krijonte bankë qëndrore dhe në vitin 1925 dha me koncesion për një grup investitorësh italianë ndërtimin e bankës dhe monopolin e prodhimit të parasë. Shih: Banka Kombëtare e Shqypnis.