Faktori i Produktivitetit Total

(Anglisht: Total Factor Productivity (TFP)) është ajo pjesë e rritjes së prodhimit e cila nuk shpjegohet nga rritja e punës apo rritja e kapitalit dhe që përfaqëson rritjen e shkaktuar nga përmirësimi i eficencës në përdorimin e burimeve. Nëse prodhimi rritet me 3 për qind dhe kjo shpjegohet me rritje në masën 1 për qind në kapitalin e investuar shtesë dhe 1 për qind në punën e shtuar në prodhim, atëherë pjesa që mbetet përbën Faktorin e Produktivitetit Total. Përdoret si treguesi më i rëndësishëm për të shpjeguar rritjen ekonomike të realizuar falë përmirësimeve në cilësinë e punës apo të administrimit në një ekonomi. Është zakonisht e vështirë të matet për shumë vende për shkak se kërkon sisteme statistikore shumë të zhvilluara për të pasur informacionin e saktë mbi sasinë e investimeve, të punës dhe të prodhimit. Lexo më shumë: Fjalorthi Ekonomik




You may also like...