Fashizmi me fytyrë feministe

Ndryshe nga mendimi i përgjithshëm se gratë në qeverisje i japin shoqërisë një frymë më njerëzore dhe më të butë, në Europë partitë neofashiste të udhëhequra pikërisht nga gra po joshin mbështetëse mes njerëzve në dilemë

NAOMI WOLF, Project Syndicate

Nju Jork – Feminizmi perëndimor ka bërë disa gabime teorike monumentale; një gabim i madh është supozimi i shpeshtë se, nëse gratë kanë fuqi vendimmarrëse në shoqëri, ata do të jenë “më të buta dhe më të sjellshme” (një frazë e krijuar për Xhorxh Bush (George H.W. Bush) më 1988 kur i bëri thirrje grave ppër votën). Në të vërtetë, e ashtuquajtura “vala e dytë” e teorisë feministe bazohet në besimin se lufta, racizmi, dashuria për hierarki dhe shtypja e përgjithshme i përket “patriarkatit”; e kundërta, udhëheqësia e grave duhet që natyralisht të krijojë një botë më gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese.

Problemi është se kjo nuk ka funksionuar kurrë në këtë mënyrë ndërsa rritja e grave në pozicione drejtuese në Europën Perëndimore përmes partive të ekstremit të djathtë është shembulli që e vërteton këtë. Udhëheqëse të tilla si Marine Le Pen i Frontit Nacional të Francës, Pia Kjaersgaard e Partisë Popullore të Danimarkës dhe Siv Jensen të Partisë së Progresit në Norvegji reflektojnë një joshje të vazhdueshme nga lëvizjet neofashiste për shumë gra moderne në demokracitë egalitare, liberale dhe gjithëpërfshirëse.

E shkuara është prolog: Libri i kohëve të fundit nga Wendy Lower Zemërimi i Hitlerit: gratë gjermane në fushat e vrasjeve naziste i shton më shumë të dhëna historisë së gjatë të grave që përqafojnë lëvizje të dhunshme të krahut të djathtë. Dhe rritja e lëvizjeve të ekstremit të djathtë në Europë – shpesh me gra si drejtuese – na përball ne me faktin se pasardhësit e fashizmit të viteve 1930 kanë joshjen e vet bë bazuar te gjinia.

Një arsye e dukshme për sukses e grave si Le Pen, Kjaersgaard, dhe Jensen është vlera e tyre për paketimin dhe marketizimin e partive. Njësoj siç u përpoq Bush të riformatojë “markën” e Partisë Republikane me elitizëm me zemër të ftohtë dhe armiqësi ndaj grave, edhe partitë e sotme të të djathtës ekstreme në Europë duhet t’i joshin qytetarët duke mos u shfaqur si ekstremistë të rrezikshëm dhe mënjanues. E sa të rrezikshme mund të jenë këto lëvizje, kur, në fund të fundit, janë gratë që po flasin për të? Parti të tilla shihen më shumë si të zakonshme dhe në modë, dhe joshja e tyre rritet për gratë, të cilat zakonisht janë më të vështira për t’u bindur.

Siç tregon Lower, Nazizstët e bënë këtë me programe speciale – nga organizimi i shtëpiakeve te kolonizimi i territoreve lindore të pushtuara – gjë që i dha grave të klasës punëtore gjëra për të cilat ëndërronin: një ndjesi se i përkisnin diçkaje më të rëndësishme se sa vetja (synimet e përjetshme të fashizmit), mbështetur nga një ikonografi komplekse zyrtare në të cilën rolet nënçmuese tradicionale të gruas dhe nënës mbanin një rol kyç në dramën kombëtare. Gra të reja dhe të pamartuara që dërgoheshin për të administruar përpjekjet neokoloniale në Poloninë e pushtuar dhe në territore të tjera, ofronin aventurë, trajnim profesional të avancuar dhe mundësi.

Dhe, për të gjitha këto gra, si për çdo grup të nënshtruar gjithkund, fashizmi përdori atë që ekspertët e shkencave shoqërore e quajnë “vendi i fundit i mospëlqimit”: dëshira për të triumfuar mbi grupet e tjera. Dhe, në fund, joshja gjinore për një figurë të fuqishme autoritare dhe hierarki të prerë, e cila tërheq po aq gra sa edhe burra pavarësisht se në mënyra të ndryshme psikodinamike. Siç e tha edhe shkrimtarja Sylvia Plath, bija e një babai gjerman, në poemën e saj “Babi”: “Çdo grua adhuron një Fashist/çizmen në fytyrë, shtazën/zemrën prej shtaze si ti.”

Natyrisht, shumë nga të njëjtat tema në ideologjinë e ekstremit të djathtë tërheqin mbështetjen e disa grave në Europë sot. Dhe ne mund të shtojmë faktin se lëvizjet e ekstremit të djathtë përfitojnë nga kufizimet e një shoqërie të postrevolucioneve feministe dhe seksuale, si dhe nga zbrazëtia shpirtërore e emocionale të prodhuar nga materjalizmi jofetar.

Shumë gra me të ardhura të ulëta në Europën Perëndimore sot – shpesh prindër të vetëm që punojnë në vende pune prej getosh, punë që i lënë të lodhura dhe pa asnjë shpresë realiste ppër përmirësim – mundet me arsye të ndjejnë një farë nostalgjie për vlerat dhe siguritë e të shkuarës. Për to, vizioni i idealizuar i një epoke të mëhershme, në të cilën rolet shoqërore qenë të pandryshuesme dhe kontributi tradicional i grave supozohej që qe i vlerësuar, mund të jetë shumë joshës.

Dhe, natyrisht, partitë që promovojnë një vizion të tillë premtues për gratë – përfshirë ato të mësuara me statusin e klasës së dytë në punë dhe me pjesën më të madhe të barrës në shtëpi – ato nuk janë thjeshtë atome pa fytyrë në masën postmoderne.

Përkundrazi, ti, punonjësja e përulur e zyrës se një grua daneze, norgvegjeze apo franceze “e vërtetë” Ti je trashëgimtarja e një të shkuare fisnike dhe si e tillë jo vetëm më e mirë se sa masa e emigrantëve, por gjithashtu pjesë e një ideali më të madh nga sa jepet nga statusi që të ofron shoqëria multiracore dhe jofetare e sotme.

Tërheqja nga partitë e krahur të djathtë për gratë duhet të ekzaminohet, jo thjeshtë të dënohet. Nëse një shoqëri nuk i ofron individëve një jetë komunitare që t’i dërgojë ato përtej kufizimit të vet, vlerëson vetëm prodhimin dhe e hap veten ndaj emigrantëve pa përcaktuar fillimisht atë që është e çmuar nga kultura daneze, norvegjeze apo franceze, atëherë ajo që krijohet janë vetëm telashe. Për shembull, ruajtja e trashëgimisë së idealeve shoqërore progresive të Iluminizmit nuk kërkon racizëm apo trajtim negativ të kulturave të tjera; por gjuha politikisht korrekte tashmë as nuk bën përpjekjen më të vogël për të respektuar këtë frymë të iluminizmit.

Deri sa ne të ndalojmë së pari të pluralizmit kulturor si të papajtueshëm me mbrojtjen e vlerave universale të ligjshme, lëvizjet fashiste do të tërheqin ata që kanë nevojë për një shpresë false dhe një ndjenjë se janë të rëndësishëm, gjëra që këto lëvizje i ofrojnë, pavarësisht gjinisë.

You may also like...