Fillon kënga: fajin e ka paraardhësi
30 qershor 2013 – Ditari – Në disa komente publike aktivistët dhe politikanët e së majtës po duket se kanë filluar fushatën propagandistike për të mbrojtur veten nga mosrealizimi i premtimeve të tyre të bollshme të fushatës me justifikimin e zakonshëm: fajin e ka paraardhësi.
Erjon Braçe deklaroi se “Berisha po zbraz liqenin e Fierzës,” ndërsa politikanë të tjerë po ankohen për gjendjen e vështirë në të cilën pritet të gjejnë financat publike. Kjo është një lloj retorike që vështirë se mund të zhbëjë premtimet e gënjeshtërta elektorale të palës fituese.