Fjalorth politik shqiptar (hyrjet e reja)

Masturbim i ndërsjelljtë – Kur një opinionist është duke intervistuar një opinionist tjetër duke zbatuar teknikën: sa i mençur je ti, por edhe unë jam i mençur, atëhere thuhet se kemi të bëjmë me një masturbim të ndërsjelltë intelektual. Në raste të rralla, në një situatë të tillë mund të përjetohet edhe orgazma intelektuale, veçanërisht kur opinionistët kanë zhdërvjelltësinë e duhur.

Laptopist – Një kandidat për politikan që disponon një kompjuter të lëvizshëm me të cilin realizon çudira propagandistike në kohë rekord. Në disa raste, këto lloj kandidatësh kanë arritur suksesin duke u bërë politikanë të nivelit të ulët, veçanërisht në Partinë Socialiste.

Masturbim në grup – Kur një numër opinionistësh janë duke bashkëbiseduar përmes teknikës: sa bukur e the këtë, por shiko se sa bukur do të them unë këtë tjetrën, atëhere kemi të bëjmë me masturbim në grup.

Xhaketat e vjetra – Njerëz që e kanë nisur karrierën politike që në vitet 1980, janë bërë milionerë, por sërish kanë mbetur katundarë dhe mbajnë të njëjtin stil veshjeje si në ditën e parë të punës.

Çorapet e bardha – Shih Xhaketat e vjetra.

Politika e vjetër – Shih Xhaketat e vjetra

Gojore – Kur një opinionist/e që po interviston një politikan, falë delikatesës së pyetjeve të tij apo saj shkakton orgazmë propagandistike te politikani, atëhere kemi të bëjmë me një gojore intelektuale. Eksperienca ka treguar se në situata të tilla, orgazmat mund të jenë të vetme dhe të kufizuara ose mund të kemi edhe orgazmë të shumëfishtë, në varësi kjo të delikatesës së pyetjeve.

Opinionist – Një orator publik pordha e së cilit ka më shumë zhurmë se sa erë. Aktualisht askush nuk e konsideron veten opinionist në Shqipëri sot dhe parapëlqejnë të vetëquhen “gazetarë”.

Xhaketë e vjetër e kthyer mbrapsht – Një politikan shqiptar me karrierë të suksesshme që nga koha e Partisë së Punës që riprezantohet pas disa vitesh pushim si shpëtimtar me një ambalazhim të ri.

Fustan basmeje – Një politikane sot në moshë që e ka nisur karrierën politike në Partinë e Punës duke u paraqitur te eprori me fustan basmeje, në atë kohë, fustani më seksi i disponueshëm dhe edhe fustani më praktik për situata të caktuara.

 

Kujdes! Ky shkrim, si cdo shkrim tjetër në këtë blog ka të drejta autori të rezervuara. Ripublikimi në faqe të tjera interneti mund të bëhet vetëm një paragraf me linkun shoqërues për te blogu origjinal. 

You may also like...