Forumi i Tiranës për Liri Ekonomike, Veliaj: Duhet dora e shtetit!

Ruritania News Agency lajmëron se në ditën e sotme kokat më të spikatura të liberalizmit ekonomik u bashkuan në një Hotel për të disktuar mbi temën “Rreziku nga mbirregullimi në Ekonomi”.

The UET Reporter

Fondacioni për Liri Ekonomike organizoi sot Forumin e Tiranës për Liri Ekonomike me temë “Kërcënimi i mbirregullimit”, ku mori pjesë dhe ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj.19825_1059668260716676_923293760812512959_n

I vënë përballë diskutantëve që mbronin tezën liberale për një ndërhyrje sa më minimale të shtetit në rregullimin e tregut, Veliaj tha ndër të tjera se qeveria që ai përfaqësonte ka ndërhyrë aty ku tregu ka dështuar.

Ai përmendi si shembull rastin e reformës së qeverisë në arsimin e lartë, si pasojë u mbyllën disa universitete që sipas tij kishin prishur tregun.

“Bota është lodhur nga retorika globale që dora e tregut rregullon gjithçka, u pa se ishte e dukshme nevoja e dorës rregulluese të shtetit në rastin e reformës në arsim, ku kishte universitete që të lënë në dorë të tregut të lirë kishin prishur cilësinë e arsimit, po dëmtonin një brez të tërë. Në këtë rast dora e fshehtë e tregut nuk arriti as të seleksiononte konkurrencën e lirë”, tha ai.

Më tej ai sqaroi se nuk duhet keqkuptuar në këtë rast ndërhyrja e shtetit, pasi sipas tij shteti nuk ndërhyri për ta kthyer në monopol të tij arsimin e lartë, por ka vetëm një rol rregullator për të nxitur cilësinë dhe konkurrencën, ndërkohë që tregu e kishte shtrembëruar këtë konkurrencë.

Veliaj më tej theksoi se tregu dhe sipërmarrja kanë nevojë që të shohin tek shteti një garant, ndërsa pranoi se reformat e qeverisë kanë qenë të nxitura dhe të kushtëzuara deri diku dhe nga Banka Botërore, e cila tashmë ka lëvruar 1 milard dollarë nxitje për ekonominë shqiptarë falë këtyre reformave.

Sipas Veliajt, në Shqipëri ka shumë shembuj se më shumë se sa te jemi besnik ndaj ideologjive, duhet të jemi më praktikë.

Ai vlerësoi se ndërhyrjet rregullatore të qeverisë që ai përfaqëson kanë qetë të tilla që kanë ndihmuar tregun, jo penguar atë.

Nga ana tjetër Veliaj ka mbrojtur vendimin e qeverisë për të ndryshuar sistemin e taksave në vend duke theksuar se taksimi i ri nuk ka qenë “një thyerje në mes e biznesit”.11047939_1059668940716608_5579961348822753498_n

Në të kundërt, sipas tij, “ka ndihmuar shtresën e mesme të ngrihet nga varfëria”.  Ndërkohë sipas ministrit, në raport me investuesit dhe biznesin në përgjithësi çështja e taksave nuk është çështja primare të cilën ata shprehin si problem. Taksimi vjen pas problemeve që ata kanë me burokracinë, korrupsionin, pronat dhe gjykatat, tha Veliaj.

Ndërkohë paneli vijoi debatin me Presidentin e Dhomës Amerikane, Mark Crawford, Presidentin e UET, ekonomistin Prof. Dr. Adrian Civici, Henri Çilin, të ftuarin nga Greqia, ekonomistin Theodore Alexiou, etj.

You may also like...