Fuqia e vyshkur e një ‘like’

downloadDisa vite më parë, pasja e “like”-ve në Facebook apo Friends-ave qe një çështje me rëndësi vendimtare për marketuesit, por edhe për delirantët. Të kishe më shumë miq në mediat sociale, nënkuptonte që më shumë njerëz të ta mbanin ison. Sot gjërat kanë ndryshuar.

Ti ke të drejtë të pëlqesh një gjë në Facebook, por nuk ke të drejtë të shprehësh neverinë. Mundet të urdhërosh Facebook me komandën “ma hiq sysh” fjala vjen, këtë aksh politikan të neveritshëm, por më së shumti, zgjedh t’i bësh like.

Like shërben për gjithçka. Psh, unë arrita në një rast të dalloja se kur një gazetare kishte braktisur kompjuterin për të pirë kafe dhe sa të gjatë e kishte patur kafen duke parë çfarë kishte like dhe më saktë, çfarë nuk kishte like në këtë orë të caktuar të ditës.

Dikur titujt e lajmeve të biznesit qenë të tilla: “The poëer of a like”. Sot nuk ka më tituj të tillë. Like është vyshkur. Facebook është rrugës për të zhdukur biznesin e ‘like’-ve ashtu siç mund të zhduket edhe “biznesi” i të bërit sa më shumë “friends” në FCB.

Friends dhe like janë koncepte në evoluim të përhershëm. Facebook i ndryshon këto koncepte në udhëtimin e vet të gjatë rreth krijimit të të ardhurave. Deri vonë, të paturit “friends” në FCB nënkuptonte të kishe të drejtën ta bezdisje apo ngazëlloje me postime sa herë të të të tekej dhe anasjelltas, për sa kohë ishe ende friends. Postimet e miqve në FCB publikoheshin në kohë reale dhe të renditura sipas parimit “postimi më i fundit del i pari” në murin personal të çdo përdoruesi. Por kur njerëzit bënë secili nga qindra dhe mijëra miq, ku secili postonte diçka, u bë e pamundur që të lexoheshin të gjitha postimet. FCB e zgjidhi këtë duke e ndarë aktivitetin e miqve në kategori të ndryshme dhe duke vendosur një algoritëm përzgjedhës të postimeve që të ekspozohen në mur.

Sot, përveç të qenit ‘friends’, nëse dëshiron të marrësh vesh se çfarë po bëjnë të tjerët dhe se çfarë kanë postuar, duhet t’i kesh bërë manualisht “folloë” ose të kesh interktivitet me të, komunikim personal me mesazhe në Facebook, like, komente apo share.

Sa i përket faqeve, tashmë Facebook përdor algoritme që ekspozojnë postimet e një faqeje në vetëm 1 apo 2 për qind të të gjithë personave që i kanë bërë ‘like’ asaj faqeje dhe ia paraqet edhe të tjerëve vetëm në rast se postimi në fjalë merr interaktivitet, dmth like, komente apo share. Sërish, Facebook është në biznesin e ekspozimit të postimeve përkundrejt pagesës, kështu që në një situatë normale, është vështirë që një postim të arrijë në më shumë se 10 për qind të të gjithë lexuesve që i kanë bërë like faqes.

Ndonëse ky ndryshim rregullash nga Facebook praktikisht ka djegur ‘like’-t që shumë kompani i kanë siguruar përkundrejt pagesës së reklamave, ajo ka bërë një gjë të mirë. Faqet e Facebook nuk janë më thjeshtë abonime, por edhe komunitete. Tashmë që të arrish më shumë vizibilitet në Facebook, nuk hyjnë në punë aq shumë paratë sepse Facebook nuk shet ‘like’ të cilësisë së vjetër, por më së shumti thjeshtë numrin e ‘like’-ve që del te kreu i faqes. Edhe faqet e politikanëve, për të cilat janë shpenzuar dhjetëramijëra euro për të arritur në qindramijëra ‘like’, tashmë kanë vetëm numrin, por jo vizibilitetin që sugjeron ky numër. Gj.E

You may also like...