Gazi dhe tubacionet pas luftës civile të Sirisë

2012-12-29-250pxSouthParsLocationMapGjeopolitika

Bota thuhet se ka gaz gjithandej, por janë disa burime që kanë rëndësi vendimtare në krahasim me të tjerat. Burimet kryesore janë në Rusi, Turkmenistan e vende të tjera nën kontrollin rus. Por jashtë Rusisë, gjendet një basen gazmbajtës i stërmadh i quajtur Parsi i Jugut ose Kubeja e Veriut, në varësi se nga e sheh. Ky është rezervuari më i madh i gazit në botë. Ka krijuar një perandori ekonomike në gjendje që të mbajë një rrjet televiziv konkurrent me CNN e BBC, si dhe të aftë për të bërë investime që marrin rëndësi të konsiderueshme për vende të pasura si Franca apo Gjermania.

Ky vend është Katari. Por nën territorin e saj gjendet gjysma e basenit gazmbajtës, që thuhet se mban 17 triliardë dollarë gaz aktualisht. Gjysma tjetër gjendet në Iran. Atje njihet si Parsi i Jugut.

Ana e Katarit furnizon me gaz shumë vende, veçanërisht në Europë. Irani ankohet se Katari po e thith shumë shpejt gazin dhe ka filluar shfrytëzimin e vet, por ka hasur vështirësi në gjetjen e rrugëve të eksportit. Këtu fillon edhe problemi. Irani dëshiron të ndërtojë një gazsjellës nga rajoni i Parsit për në Irak dhe Siri, duke arritur brigjet e Mesdheut para se të eksportojë në Europë. Katari dëshiron të ndërtojë një rrugë alternative përmes Arabisë Saudite, Jordanisë dhe Sirisë. Bashar al Assad e refuzoi këtë projekt. Katari tashmë është mbështetësi më i madh politik dhe ekonomik i rebelëve të Sirisë ndërsa Irani thuhet se po rrezikon stabilitetin e vet financiar për të ndihmuar mbajtjen në këmbë të regjimit të Assad. Interesi i Rusisë duket se është të mos lejojë një konkurrent të vetin të fuqizohet.

Arabia Saudite nga ana e vet duket se i ka ofruar Moskës mundësinë e “blerjes” së Sirisë. Sipas një lajmi të Reuters, përveç ofertës për para të thata, Riadi i ka premtuar Moskës se nuk do të lejojë rrezikimin e shitjes së gazit rus në Europë përmes krijimit të tubacionit nga Katari për në bregun e Mesdheut në Siri.

Lajme të ngjashme me interes

Gazi natyror, thelbi i konfliktit të ri Lindje-Perëndim

Wikileaks: Lufta kundër Rusisë për gazin

 

You may also like...