Gruaja e Bilalit
Gruaja e Bilalit – Një shprehje ironike e përdorur nga Ilir Meta dhe stafi i tij nga zyra e Presidentit për të sharë Edi Ramën, të cilit i referohen si “Gruaja e Bilalit” për shkak të një skandali të vitit 2012 kur Bilal Shehu, një shqiptaro-amerikan, pagoi 80 mijë dollarë për dy ftesa, një për vete dhe një për gruan, për të marrë pjesë në një aktivitet mbledhjesh fondesh të ish-presidentit amerikan Barack Obama. Në një përdorim krijues të fakteve, LSI sugjeron se Rama zuri vendin e gruas së Bilalit për të marrë pjesë në këtë aktivitet, në të cilin u fotografua në krah të Barack Obamës, foto që e përdori gjatë fushatës zgjedhore të vitit që pasoi në Shqipëri. Prokuroria shqiptare nuk ka hetuar kurrë burimin e 80 mijë dollarëve të paguar në SHBA nga një burim i huaj, por edhe prokuroria amerikane është mjaftuar me kufizimin e hetimit te pranimi i fajit nga ana e Shehut. [Link] Lexo më shumë: Fjalorthi politik shqiptar