Hans Kristian Andersen, njeriu që revolucionarizoi tregimin e përrallave

Ilustrim për “Mbretëresha e Dëborës” nga Ketrin Beverlej dhe Elisabet Elender, 1929

Ilustrim për “Mbretëresha e Dëborës” nga Ketrin Beverlej dhe Elisabet Elender, 1929

Andersen pati aftësinë të artikulojë dëshirat zemërngushta dhe të thella e ti transportonte ato në përralla të jashtëzakonshme. Ai konsiderohet si revolucionar në mënyrën e tregimit

Maria Popova

“Kur njerëzit flasin, dëgjojini ata plotësisht.” Kjo qe këshilla e Heminguej (Hemingway) për njerëzit që dëshirojnë të bëhen shkrimtarë. Më shumë se një shekull para kësaj, një djalë i vogël në Danimarkë, i lindur në varfëri me babain këpucar dhe nënën analfabete punonjëse pastrimi, po kalonte ditët e veta duke dëgjuar të moshuarat në një azil vendës për njerëzit me probleme mendore ndërsa ata flisnin për të shkuarën e vet për të kaluar kohën.

Kjo qendër e pazakontë e përrallave fshatareske në traditën orale të folklorit u bë laboratori për të dëgjuarit e tij, nga i cili do të përzjehen përrallat e shkruara prej tij – përralla të dashura për të gjithë botën, që kanë rritur gjenerata fëmijësh me një botë plot imagjinatë lojrash.

Ilustrim për “Mbretëresha e Dëborës” nga Ketrin Beverlej dhe Elisabet Elender, 1929

Ilustrim për “Mbretëresha e Dëborës” nga Ketrin Beverlej dhe Elisabet Elender, 1929

Hans Kristian Andersen (Hans Christian Andersen) përdori kështu talentin e tij të veçantë të të dëgjuarit për të ngritur veten dhe për të dalë nga varfëria e për t’u bërë i famshëm në të gjithë botën, një nga përralltarët më të mëdhenj të historisë dhe shenjti i zhanrit të përrallës.

Aktualisht një libër i ri ka përmbledhur 23 përrallat më të dashura të Andersen, përfshirë “Rrobat e Reja të Mbretit,” “Sirena e Vogël,” “Rika e Shëmtuar”, “Mbretëresha e Dëborës” dhe “Pricesha dhe bizelja”.

Ilustrimet janë përzgjedhur nga më të mirat e kryera për përrallat e Andersen nga artistë të kombësive të ndryshme përfshirë meshtra të tillë si Kai Nielsen, ilustrimet e vjetra të të cilëve të përrallave skandinave janë disa nga më goditëset që mund të shohësh.

Ilustrimet e mija të parapëlqyer vijnë nga një çift artistesh femra, Ketrin Beverlej (Katharine Beverley) dhe Elisabet Elender (Elizabeth Ellender), të cilat punuan sëbashku në vitet 1920 dhe 1930 – një lloj pune që inkorporon, madje edhe është pioniere e dizenjove grafike. Influenca e kësaj disipline të lindur në atë kohë ka ndikuar te arti bashkëkohor si psh te vepra e Xhillian (Jillian) Tamaki të miteve irlandeze dhe legjendave.

Por përtej artit shumë të bukur, gjithsesi, ajo që e bëri dhe vijon ta mbajë të fuqishëm mënyrën e tregimit të përrallave nga Andersen është diçka tjetër: Ndryshe nga vëllezërit Grim – të cilët qenë studiues letërsie e gjuhëtarë, të cilët, në vend që të udhëtonin në fshat për të mbledhur tregime popullore, u bazuan te pak burime – Andersen u rrit si një fshatar në mes të një shoqërie shumë supersticioze, në një qytezë me 8 mijë banorë shumë të ngjashëm me një qytet mesjetar dhe aspak të ngjashëm me një qendër kulturore Europiane. Këtu përrallat përdoreshin si për dëfrim ashtu edhe për edukim.

Jo vetëm që përrallat e tij qenë kulturalisht autentike, por ata qenë krijuar gjerësisht nga ai vetë – shumë e ndryshme kjo nga Vëllezërit Grim, të cilët ritreguan përralla ekzistuese. Historianët vlerësojnë se vetëm 7 nga 200 përrallat e tij qenë huazuar.

Që kur qe në moshë të re, Hansi pati një ndjesi të thellë vetmie dhe papërshtatshmërie dhe kërkoi strehë në dhomën e qëndisjes së azilit ndërsa bashkëmoshatarët e tij luanin. Për fat të mirë, i ati i tij, sido që i varfër, dashuronte letërsinë dhe kishte një kafaz shkalle me libra – një luks i rrallë nëse merret parasysh niveli i të ardhurave familjare dhe mjedisi i tyre kulturor. Megjithëse ai vdiq kur Hansi qe vetëm 11 vjeç, ai i lexonte djalit përralla të shkurtra dhe luante vazhdimisht për të, duke i ofruar një arsimim të improvizuar në shtëpi, diçka që në atë kohë qe e pazakontë dhe e pagjasë.

Më vonë, duke shkruar ditarin e tij, Hansi përshkroi të lexuarit si “mënyra e tij e vetme dhe e dashur e kalimit të kohës së lirë.” Qe kjo përzjerje të të lexuarit dhe të dëgjuarit që e bëri atë përralltarin e madh që u bë.

Redaktori Noel Daniel shkruan në parathënien e librit të ri:

Të lexuarit i shkonte për shtat temperamentit të Andersen dhe fuqive të imagjinatës. Por Andersen qe edhe një dëgjues i madh – në dhomën e qëndismave të azilit, në kohën e leximit të babait të tij, ndaj aktorëve në teatër, të cilët i admironte. Ai dëgjonte me vëmendje personazhet dhe zërat përreth tij, dhe kishte veshë të stërvitur. Ai zhvilloi një vesh të brendshëm dhe shumë fjalë imagjinare, si një ton përndjekës që mashtronte gjilpërën e qëndismave apo monologun e brendshëm të perandorit te “Rrobat e Reja të Perandorit” (përkthyer në shumë raste si “Rrobat e reja të Mbretit).

Por më tronditëse se të gjitha përrallat e tij, qe gjithsesi historia e tij personale: njeri i zakonshëm dhe i varfër nga lindja, ai qe vazhdimisht i vendosur të bëhej i suksesshëm. Daniel shkruan:

‘Unë do të bëhem i famshëm,’ shkroi Andersen në ditarin e tij, duke nënvijëzuar se synimi i tij për madhështi nuk qe një narcizizëm i edukuar i një njeriu të përmbajtur dhe mirëarsimuar. Synimi i tij për madhështi gjendej thellë në ujërat e trazuara psikike të shpirtit të tij. Me raste, padronët e tij dalluan një ndjenjë të fuqishme vetë-besimi te Andersen. Ai posedonte një prirje energjike për të perdormuar, një zë të mrekullueshëm soprano (para se të thyhej), një talent për tregim përrallash dhe, mbi të gjitha, një ego irrituese.

Një pjesë e gjenialitetit të Andersen gjendet në aftësinë e tij për të perceptuar disi, ndërsa rritej në cepin më të varfër të Odense, se shoqëria e lartë qe mjaftueshëm e lëvizshme nëse ai e thyente atë. Ai e armatosi veten me një ambicie të pandalshme, një imagjinatë elektrike dhe pa kurrfarë frike…

Psikologjia moderne mundet me lehtësi të çmontojë mbrapsht dy gjërat që e bënë Andersenin të arrijë aspiratat e veta: në njërën anë qe fuqia e tij krijuese e “ëndrrave nën dritën e diellit pozitive dhe konstruktuve” ndërsa ai arratisej në dhomën e qëndismave dhe mësonte të dëgjonte dhe në anën tjetër qe grinta e tij e pashueshme.

Pavarësisht kësaj, për të hyrë në shoqërinë e lartë, ai sërish duhej të duronte fantazmat poshtëruese të shtresës së vet socioekonomike dhe të kultivonte kapacitetin jetësor të kurajës përballë refuzimit.

Daniel shpjegon:

“Patronazhi mbretëror i varur nga familjet e mira dhe lidhjet qe shumë larg mundësive të Andersen dhe rruga e tij drejt suksesit qe përplot me kufizime dhe me refuzime të përsëritura. Por në mënyrë të pabesueshme, ai këmbënguli.

Në fund, ai u vu re nga drejtori i Teatrit Mbretëror, Jones Kollin (Collin), i cili e ndihmoi të sigurojë një rrogë nga mbreti për adoleshentin. Ajo që ndodhi më pas qe një periudhë e dhimbshme pesëvjeçare e të arsimuarit krahas 11 vjeçarëve kur vetë Andersen qe shtatëmbëdhjetë dhe kjo ndodhi me këmbënguljen e sponsorëve të tij.

Ata patën kërkuar që ose ai të merrte një arsimim të përshtatshëm para se të bëhej shkrimtar, ose të shkonte në shtëpi e të mësonte një zanar. Kjo e dyta pati qenë fati i babait të tij dhe qe i papranueshëm për Andersen.

You may also like...