Invalidët dhe ndihma ekonomike, asnjë lek shtesë në buxhetin e ri
Shpenzimet e buxhetit të shtetit për ndihmën ekonomike për familjet në nevojë dhe për invalidët u bënë kali i betejës propagandistike të kryeministrit Edi Rama gjatë debatit absurd mbi buxhetin e shtetit. Rama tha se ndryshimet buxhetore nevojiten “për të paguar ndihmën ekonomike”, paratë për bukën e gojës.
Sipas tij, fondet për ndihmë ekonomike janë harxhuar në masën 94 për qind gjatë fushatës, (pra nga fondi vjetor, 94 për qind janë shpenzuar sakaq ndërsa kanë mbetur për këtë punë vetëm 7 milionë dollarë të disponueshme.
Problemi është se buxheti i ri i miratuar me aktin normativ, nuk parashikon para shtesë për ndihmë ekonomike. Fondi në zërin “Ndihmë Ekonokike” te kapitulli 7 “Shpenzime të tjera”, qe parashikuar në masën 17.5 miliardë lekë (rreth 175 milionë dollarë) nga qeveria e shkuar dhe u la në masën 17.5 lekë nga qeveria e re.
Fakti i dytë i përmendur nga Rama, pra shpenzimi në masën 94 për qind të këtij fondi nga qeveria e shkuar, rezulton se: në periudhën janar-gusht 2013 janë shpenzuar për Ndihmë Ekonomike janë shpenzuar 13.8 miliardë lekë, 79 për qind e fondit të planifikuar vjetor. Është e qartë se gjatë pjesës së parë të vitit janë shpenzuar më shumë nga sa qe planifikuar dhe se rrjedhimisht, një pjesë e familjeve dhe e invalidëve kanë mbetur pa paratë e bukës. Problemi është se buxheti i ri nuk jep fonde shtesë dhe rrjedhimisht, kjo shtresë e popullsisë do të vijojë të mbetet pa pagesa.