‘Izraeli edhe një herë nën sulmet e Hamasit’, na lajmëron BBC. Duhet një balancë më e mirë

E vërteta makabre është se jeta e një izraeliti, për mediat perëndimore, është më e vlefshme se jeta e një Palestinezi- kjo është një hierarki e vdekjes.Israeli soldiers and tanks near the border with the Gaza Strip

Owen Jones, The Guardian

“Izraeli nën sulmin e Hamas “: ky ishte titulli kryesor i lajmeve të BBC mbi ngjarjet e dhunshme që kanë ndodhur në Gaza. Është po aq perverse sa ç ’mund të jetë grushti I Mike Tyson ndaj një fëmije, i cili në titujt e gazetave do të justifikohej me faktin se fëmija e kish goditur me shpullë të parin.  Elizabeth Tsurkov, një nga aktivistet e të drejtave të njeriut në Tel Aviv-, ka postuar në profilin e saj në tweeter: “Në jemi shënjestra e disa raketave të lodhura. Ndërkohë që atje në Gaza njerëzit po bombardohen masivisht me bomba të modelit të fundit. Ne kemi mburoja, sirena, kube hekuri. Aton k kanë asgjë.”

Nuk ka asnjë justifikim për sulmet me raketa që Hamasi ka kryer ndaj qyteteve Izraelite, as për sirenat që ngrenë ankthin tek qytetarët e pafajshëm e që nuk duhet nënvlerësuar. Megjitatë mbulimi mediatik vështirë se reflekton realitetin; një superfuqi ushtarake e pajisur me aviona xhet F-15 luftarakë, Helikopterë AH-64 Apache, predha Delilah, IAI Heron-1 dhe predha Jericho II ( pa përmendur armët nukleare), kundër asaj që David Cameron e përshkruan si një “kamp burgimi” prej të cilit dalin predha tërësisht inefektive. Njëzetë e shtatë Palestinezë janë  raportuar të vdekur në Gazë – dje, fatmirësisht, asnjë Izraelit nuk ka vdekur nga sulmet e Hamasit– gjithsesi BBC vazhdon të ngulmojë me lajmin Oruellian “Izraeli nën sulmin e Hamasit”.

E vërteta makabre është se jeta e një izraeliti për median perëndimore është më e vlefshme se ajo e një palestinezi; këtu është “hierarkia e vdekjes” që po punon. Sipas organizatës Izraelite për të drejtat e njeriut B’Tselem, 565 Palestinezë janë vrarë nga forcat e sigurimit Izraelit që nga Janari 2009, ndërkohë që 28 civilë izraelitë dhe 10 forca të sigurimit Izraelit janë vrarë nga Hamasi. Asimetria e të ashtuquajturës konflikt është e reflektuar në taksën e vdekjes por nuk është e reflektuar në atë të mbulimit.

E kështu vazhdon të jetë edhe për ngjarjen mbi rrëmbimin dhe vrasjen e tre të rinjve Izraelitë. Ajo që nuk është raportuar nga mediat perëndimore është se – në mësymjen që pasuan zhdukjen e tyre – gjashtë palestinezë, përfshirë dhe një fëmijë, janë vrarë nga forcat Izraelite në Bregun Perëndimor. Ashtu siç Amnesty International e trajton, këto qenë “abuzime të mëdha të drejtave të njeriut dhe ligjeve ndërkombëtare “.

Mbase media jonë do të kërkojë ndjesë duke u motivuar: kushdo që ka dashur të vrasë të rinjtë e ka bërë me vetëdije ndërsa izraelitët kanë vrarë pa vetëdije. Atëherë duhet të lexoni, raportin e Human Rights Watch, një organizatë që nuk mund të akuzohet si majtiste. Veprimet e Izraelit ” flasin për një ndëshkim kolektiv “, deklaron ajo, për shkak të “përdorimit të paligjshëm të forcave, arrestimeve arbitrare dhe prishjeve ilegale të shtëpive “. Human Rights Watch ka investiguar dy vdekje dhe ka zbuluar “nuk kishte asnjë evidencë që viktimat apo se ndokushi tjetër në rrezen e veprimit përbënte ndonjë rrezik ndaj forcave izraelite apo të tjerëve “. Në 17 Qershor, 20- vjeçari Ahmed Samada u godit për vdekje në kampin e refugjatëve Jalazon,   ndërkohë që izraelitët nuk pohuan se ishin sulmuar; e njëjta situatë edhe për 17 vjeçarin Sakher Abu Aal-Hasan, i vrarë në 21 Qershor.

BBC është një televizion publik, ka për detyrë që të ofrojë raporte të balancuara që duhet të reflektojnë realitetin. Ajo po dështon në këtë pikë, e i takon paguesve të licencës së saj – ndaj të cilëve ajo është përgjegjëse – që t’ia kërkojnë këtë.

 

The Guardian

You may also like...