Jetim politik
Një politikan, zakonisht ish-ministër, i cili ka kaluar nga njëra parti në tjetrën dhe që aktualisht nuk gëzon mbështetjen e asnjë partie dhe për rrjedhojë, është kandidati më i përshtatshëm për t’u burgosur kur prokurorisë i lind nevoja të tregojë se po lufton korrupsionin, për shkak se jetimin politik nuk e mbështet askush, burgosja e tij nuk i bën dëm askujt përveç atij vetë dhe që për më tepër, burgosja e tij shërben për të përmirësuar statistikat e luftës kundër korrupsionit. Simboli i jetimit politik u bë Spiro Ksera, i cili, iku nga Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, u bë ministër i PD dhe kandidat për deputet i PD më 2013, humbi në zgjedhje dhe u arrestua e u vendos në masën e sigurisë arrest me burg në janar 2016 me dyshime të ngritura dy vjet më parë, të cilat prokuroria i konsideroi mjaftueshëm të rënda për një operacion arrestimi spektakolar të filmuar me kamera, ku filmimet çuditshëm rrodhën edhe në media. Lexo më shumë Fjalorthi Politik Shqiptar