Kampf-i i Putinit
CHARLES TANNOCK, Project Syndicate
Bruksel – Pushtimi i Krimesë nga Rusia është shembulli më lakuriq i agresionit në kohë paqeje që Europa ka parë që kur Gjermania Naziste pushtooi Sudetenland më 1938. Mund të jetë joshëse t’i ulësh vlerat “leksioneve të Mynihut”, kur Neville Chamberlain dhe Édouard Daladier qetësuan Hitlerin duke i dhënë kohë për pretendimet e tij mbi Çekosllovaki. Por nëse Perëndimi pranon aneksimin e Krimesë – hera e dytë që presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka vjedhur territore nga një shtet sovran, pas pushtimit rus të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut më 2008 – sot me siguri që udhëheqësit e botës demokratike do të pendohen për mosveprimin e tyre.
Në kryeqytetet e Perëndimit, përgjigjja deri tani ka qenë e përzjerë. Ndëshkimi po vlerësohet – përjashtimi nga G-8 për shembull – por kjo do të jetë për të qeshur në rast se kërcënimet ndaj paqes së Europës nuk do të qenë kaq të rënda.
Putini e konsideron shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik si katastrofa më e madhe ekohëve moderne dhe ai ka kërkuar papushim të krijojë joshje për perandorinë e humbur ruse. Nëse Perëndimi synon që të merret seriozisht, ai duhet të veprojë po aq me vendosmëri sa ka vepruar Putini.
Sukseset e shumta të projektit perandorak të Putinit kanë ardhur praktikisht ppa kosto për të. Bashkësia Ekonomike Euroaziatike e tij ka përmbledhur shtete të pasura me energji si Kazakistani, Uzbekistani dhe Turkmenistani në kampin e Rusisë. Gjeorgjia u çantarësua më 2008. Qeveria e Armenisë u detyrua të refuzojë ofertën e Bashkimit Europian për Asociim.
Tashmë çmimi më i madh gjeostrategjik nga të gjithë – Ukraina – mund të vjerë në duart e Putinit Rusia pa Ukrainën, shkroi ish-këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së Zbignieë Brzezinski “pushon së qeni një perandori.” Dhe, për shkak se shumica dërrmuese e ukrainasve nuk kanë dëshirë të bashkohen me perandorinë e Putinit, ne mund të jemi të sigurtë se shteti që do të udhëheqë Putini tani e tutje do të jetë një shtet shumë i militarizuar, pak a shumë si Bashkimi Sovjetik, por pa Partinë Komuniste në pushtet.
Duke parë shkallën e aventurizmit të Putinit, përgjigjja e botës duhet të jetë në të njëjtën masë. Samitet e anuluara, marrëveshjet e tregtisë apo anëtarësia nëpër sallone diskutimesh diplomatike si G-8 nuk janë të mjaftueshme. Vetëm aksionet që imponojnë sanksione të dukshme ekonomike që prekin nënshtetasit e Rusisë – të cilët, në fund të fundit, kanë votuar që Putini të jetë në pushtet sërish dhe sërish – ofrojnë ndonjë shpresë për përmbajtjen e Kremlinit nga kursi i vet ekspansionist.
Por çfarë sanksionesh mund të funksionojnë? E para, Turqia duhet të mbyllë Dardanelet për anijet Ruse, siç ka bërë pas vitit 2008 në luftën Rusi-Gjeorgji. Në atë kohë, Turqia mbylli aksesin te Deti i Zi për të parandaluar SHBA-të të ndërhynin, megjithëse SHBA-të, tashmë është e qartë, nuk kishin synim të bënin diçka të tillë. Tos, Ankaraja duhet të mbyllë ndushticat jo vetëm për luftanijet ruse, por për të gjitha mjetet tregtare të drejtuara për në portet ruse të Detit të Zi. Ndikimi mbi ekonominë e Rusisë dhe mbi pretendimet ushtarake të Putinit, do të jenë të konsiderueshme.
Turqia ka leje të mbyllë Dardanelet nën një amendament të vitit 1982 të Konventës Montreux të vitit 1936.
Me të vërtetë, Turqia mund të kthejë justifikimin e Putinit për pushtimin e Krimesë – atë të mbrojtjes së rusëve etnikë atje – kundër tij, duke argumentuar se po mbron të afërmit e vet Tartarët Turkiç, të cilët, duke parë keqtrajtimin historik të Rusisë kundër tyre, kanë shumë dëshirë të qëndrojnë nën sundimin e Ukrainës.
Ministri i Jashtëm i Turqisë Ahmet Davutoğlu ktheu avionin e tij në ajër këtë javë për të fluturuar drejt Kievit dhe për të ofruar mbështetje për qeverinë e re të përkohëshme. Kryeministri Recep Tayyip Erdoğan, i cili nuk është gjë e lehtë, siç edhe Putini e di, duhet të ndjekë këtë veprim mbështetjeje duke mbyllur menjërerë ngushticat për anijet Ruse – deri sa Putini të tërheqë trupat nga Krimeja drejt bazës së tyre në Sevastopol apo në vetë Rusinë. Dhe Turqisë duhet t’i ofrohet garancia e Nenit 5 nga NATO në rast se Rusia përpiqet ta frikësojë.
E dyta, presidenti i SHBA-së Barack Obama duhet të imponojë ato lloje sanksionesh financiare mbi Rusinë që ai ka vendosur mbi Iranin për programin bërthamor. Ato sanksione e rrënuan ekonominë e Iranit. Në mënyrë të ngjashme, mohimi i aksesit të çdo banke që bën biznes me bankat apo kompanitë ruse në sistemin financiar amerikan mund të krijojë atë lloj kaosi ekonomik që është parë në Rusi për herë të fundit vetëm pas rënies së Komunizmit. Rusët e zakonshëm duhet të kuptojnë se duke lejuar Putinin – predentimi i të cilit për udhëheqësi është se ai i dha fund pasigurisë së viteve post-sovjetike – të vijojë agresionin e tij imperialist, do t’i kushtojë atyre shtrenjtë.
E treta, Obama duhet të theksojë te Kinezët rolin e tyre në stabilitetin Euroaziatik. Putini mund ta shohë disintegrimin e Bashkimit Sovjetik si tragjedi, por për Kinën ajo qe dhurata më e madhe gjeostrategjike e imagjinueshme. Me një goditje, perandoria që vodhi miliona hektarë territore kineze përgjatë shekujve dhe që pati kërcënuar Republikën Popullore me shfarosje bërthamore thjeshtë u zhduk.
Që nga ajo kohë, shtetet e pavarura të Azisë Qëndrore dhe madje edhe Ukraina, janë bërë partnere tregtare të rëndësishme për Kinën. Pushtimi Rus në Gjeorgji zemëroi shumë Kinën, siç u pa në samitin e pasluftës në Organizatën e Bashkëpunimit të Shanghait (një grup rajonal që përfshin ish-vendet Sovjetike që kanë kufij të përbashkët me Kinën dhe Rusinë). Rusia i kërkoi SCO të njohë pavarësinë e Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut. Por SCO refuzoi. Grupi i vendeve të Azisë Qëndrore – Kazakistani, Kirkizistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani – nuk do të refuzonin dot nëse nuk do të kishin mbështetjen e Kinës.
Sot, gjithsesi, presidenti i Kinës Xi Jinping ka nevojë të jetë më pak i tërthortë ndaj përgjigjes së tij për aventurizmin e Putinit. Në të vërtetë, testi i vërtetë real i pretendimit të Kinës se është një pjesëmarrës i përgjegjshëm në bashkësinë botërore do të vijë shpejt në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. A do të mbështesë ajo shkeljen e qartë të ligjit ndërkombëtar nga Putini apo do të mbështesë integritetin territorial të Ukrainës?
Ka edhe masa të tjera të mundshme ndëshkuese. Vizat mund t’i mohohen apo anulohen të gjithë zyrtarëve të Rusisë. Asetet mund të ngrihen, veçanërisht ato të pastruara nga oligarkët pranë Putinit. Vetëm kur dhimja të bëhet e patolerueshme, veçanërisht për elitën, Kampf-i i Putinit mund të mposhtet.
Kostoja e mosveprimit është e lartë. Vende të panumërta, nga Japonia në Izrael varen nga angazhimi i SHBA-ve për të vepruar në mënyrë të vendosur kundër shkeljeve të paqes. Për më tepër, kur Ukraina dorëzoi armët e veta bërthamore më 1994, ajo e bëri këtë me angazhimin e shprehur se Shtetet e Bashkuara (dhe Britania e Madhe, Franca e Rusia) do të garantojnë integritetin e saj territorial. Nëse Krimeja aneksohet, askush nuk mund të kritikojë Ukrainën nëse ky vend ri-nuklearizohet me shpejtësi (gjë për të cilën ka kapacitete teknologjike të sigurta për ta bërë).
Kur Chamberlain u kthye nga Mynihu, Winston Churchill tha, “Ty t’u dha mundësia të zgjedhësh mes luftës dhe çnderimit. Ti zgjodhe çnderimin dhe do të kesh luftën.” Obama dhe udhëheqësit e tjerë Perëndimorë përballen me një zgjedhje të ngjashme. Nëse ata zgjedhin çnderimin, duhet të jenë të sigurtë se Putini i pandalur do t’i japë atyre më shumë luftë.
Autori është anëtar i komitetit të punëve të jashtme në Parlamentin Europian
Read more at http://www.project-syndicate.org/commentary/charles-tannock-calls-for-iran-style-sanctions-against-russia-until-it-withdraws-its-forces-from-ukraine#eL1TxaqAhCQqezAE.99