Kanabis i mjaftueshëm për të bërë 900,000,001 njerëz

Një zyrtar tha se ka parë nga ajri fusha të mbjella me kanabis dhe që japin një bereqet të bollshëm.

Fusha bujare e Lazaratit. Foto: Top-channel.tv

Fusha bujare e Lazaratit. Foto: Top-channel.tv

Një zyrtar tjetër pranë të parit bëri të ditur se ai i ka parë të njëjtat fusha të mbjella me kanabis nga këndvështrimi tokësor, por mendimi i tij qe që ndoshta bereqeti nuk do të jetë aq i bollshëm sa vlerëson vrojtuesi nga ajri.

Ai që i ka parë nga ajri mendon se vetëm njëra prej fushave pritet të ketë një prodhim të përgjithshëm prej 900 tonës.

“Duke marrë parasysh se mjafton një gram për t’u bërë me bar, do të thotë se në këtë fushë kemi bereqet të mjaftueshëm për të bërë plot 900 milionë vetë,” tha ai që i sheh nga ajri. Duke shtuar këtu edhe atë vetë që qe bërë ndërsa i vëzhgonte, atëherë numri total i njerëzve të bërë arrin në 900 milionë e një.

Ai që i ka parë nga toka mendon se nuk është në gjendje të japë vlerësime të sakta, por ai vetë është i bërë nga natyra dhe nuk ka nevojë për kanabis në mënyrë që të ndjehet mirë. 5 gusht 2013/Ruritania News Agency

You may also like...