Kazan

Edi Rama Ilir MetaNjë gazetar ose opinionist në Tiranë, i cili në shtator 2016, kur Edi Rama miratoi një ligj që lejonte importimin e plehrave në Shqipëri, i rikujtoi atij se ai vetë dhe Partia Socialiste kishin ardhur në pushtet me premtim kryesor anulimin e importit të plehrave të miratuar nga qeveria paraardhëse. Pasi Ben Blushi propozoi në Kuvendin e Shqipërisë mbushjen e kazanëve të plehrave në të gjithë vendin me emrat e deputetëve që miratuan ligjin e importit të plehrave, Rama u kundërpërgjigj duke etiketuar kundërshtarët fillimisht si Sharlatanë dhe më pas si Kazan.

Në një emision përballë Arjan Çanit, Rama u pyet për një numër gazetarësh dhe opinionistësh dhe çfarë mendimesh kishte për ta dhe ai u përgjigj në mënyrë të përsëritur “ai është kazan” për shumicën e tyre.

I pyetur nga politico.eu në mars 2018 se pse i kishte quajtur gazetarët “kazanë plehrash”, Rama mohoi që të kishte përdorur termin Kazan në kuptimin e kazanëve të plehrave dhe argumentoi se e kishte fjalën për variantin shqiptar të “fake neës”.

Ndërkohë, një numër kazanësh në të gjithë Shqipërinë morën emrin Edi Rama krahas emrave të tjerë të politikanëve shqiptarë në vitin 2016, ndërsa asnjë emër gazetari nuk përfundoi të zbukuronte kazanët e plehrave. Lexo më shumë: Fjalorthi Politik Shqiptar

Edi Rama Taulant Balla

You may also like...