Kazuo Ishiguro, një nobelist, personazhet e së cilit janë të zënë në kurthin mes botëve

Kazuo Ishiguro Gjigandi i Fjetur Mos me Ler te Shkoj Dita e mbetur
Tri romanet e Ishiguros në shqip

Dwight Garner, New York Times

Kur Saul Bellow fitoi çmimin Nobel në Letërsi më 1976, ai komentoi se “fëmija brenda meje është i kënaqur” por “i rrituri unë është skeptik.” Bellow zbuloi se kishte një “poshtërim sekret të lidhur me këtë çmim” tha ai më vonë, “për shkak se disa nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit nuk e morën kurrë atë.”

Fëmija brenda shumë lexuesve u kënaq edhe pse i rrituri ishte skeptik, kur Bob Dylan mori çmimin Nobel në letërsi më 2016. Dhe kishte akoma më shumë skepticizëm kur u mësua se Dylan dukshëm kishte plagjarizuar një pjesë të fjalimit të pranimit të çmimit nga SparkNotes.

Këtë vit nuk do të ketë një farë hapje sysh të tillë: Kazuo Ishiguro, i cili u lind në Japoni dhe u rrit në Angli, është një zgjedhje e sigurt – ka qenë një mall letrar i cilësisë së lartë për gati katër dekada – dhe pavarësisht famës, nuk është një person jointeresant.

Ishiguro, shkrimtar i parë i lindur japonez që fiton Nobelin që nga Kezanburo Oe e fitoi më 1994, është një artist i vetëpërmbajtjes dhe i ekuilibruar. Asnjë nga romanet e tij nuk është i njëjtë me atë të kaluarin dhe pavarësisht kësaj ai ka arritur përgjatë rrjedhës së karrierës së tij një konsistencë mbresëlënëse.

Ai krijon botët që janë të qarta në një mënyrë fjali-pas-fjalie, por në të cilat panorama e madhe është e mjegullut. Romanet e tij janë mbi zbulimin dhe zbulesën në mënyrën se si ato ngadalë mbërrijnë edhe te vëzhguesi më i kujdesshëm.

Ishiguro është më i njohur për romanin e tij të tretë,”Dita e Mbetur” (1989), sjellë në shqip nga Parid Teferiçi, i cili tregohet nga perspektiva e Stivensit, një shërbëtor i kujdesshëm anglez. Një fillxhan me çaj të fortë Earl Grey, ai fitoi çmimin Booker dhe u bë një film i fortë me Anthony Hopkins dhe Emma Thompson.

Nuk i shpëtoi vëmendjes së askujt që një emigrant në Angli arriti të shkruajë librin më të mirë, më të zgjuar dhe më ikonë për Britaninë e kohës së tij. Komandimi fluid i temës së Stivensit nga  Ishiguro është mbresëlënës.

“Shërbyesit e mëdhenj janë të mëdhenj për shkak të virtytit të aftësisë së tyre për të banuar në rolin e tyre profesional dhe për të banuar në të deri në fund,” na tregon ne Stivens. “Ata nuk do të tronditen nga ngjarje të jashtme, sado surprizuese që të jenë, alarmuese apo lodhëse. Ata veshin profesionalizmin e tyre si njësoj si një zotëri dinjitoz vesh kostumin e tij: ai nuk do të lejojë rufianët apo rrethanat ta heqin atë nga pozicioni publik; ai do ta heqë këtë veshje vetëm dhe vetëm kur ai të dëshirojë ta bëjë këtë dhe kjo ndodh në mënyrë të pashmangshme vetëm kur ai është tërësisht vetëm.” Tipari i vetëpërmbajtur i Stivensit është njëkohësisht tipar edhe i vetë Ishiguros.

Ishiguro — miqtë e thërrasin Ish — u bë një figurë publike më 1989, por për çdokënd që kishte vëmendje ai dukej se  mbërriti në botën e letërsisë si një shkrimtar tërësisht i formuar që në fillim. Dy romanet e tij të para të shkëlqyera, A Pale View of Hills (1982) dhe An Artist of the Floating World (1986), i kanë ngjarjet që zhvillohen në Japoni. Dikush duhet të kthehet pas te A Pale View of the Hills për të kuptuar se sa rezonues është ai sot që nga fjalitë e para:

“Niki, emri të cilin ne i vumë vajzës sime të vogël, nuk është një shkrurtesë; është një kompromis që unë arrita me babain e saj. Sepse paradoksalisht ishte ai që dëshironte t’i jepte asaj një emër japonez, dhe unë, ndoshta më shumë nga një lloj dëshire egoiste, nuk desha të më rikujtohej e shkuara – dhe rrjedhimisht këmbëngula për një emër anglez.” Toni i librit nuk rrëshqet kurrë.

Ishiguro ka lindur në Nagasaku, ku babai i tij ishte një oqeanograf, më 1954. Familja e tij u zhvendos në Angli kur ai ishte pesë vjeç. “Nëse do të shkruaja nën një pseudonim,” tha ai në një intervistë të vitit 1990, “dhe do të kisha dikë tjetër që do të pozonte me xhaketën time, jam i sigurt se askush nuk do të mendonte, ‘ky çuni më rikujton mua atë shkrimtarin japonez.'”

Identiteti i tij i dyfishtë e ka bërë atë alert ndaj zhvendosjeve në jetë; shumë nga personazhet e tij janë të zënë, në mënyra të ndryshme, mes botëve të ndryshme. Ka një ndjenjë mes burrave dhe grave të tij se një lëvizje e vetmje e gabuar mund të sjellë pasoja katastrofike. Ai mbërriti në këtë ndjenjë te romani Mos më lër të shkoj, (20050, kur rrëfimtari i tij komenton:

“Ishte sikur ti bën një lëvizje në shah dhe sapo tërheq gishtin nga guri, ti sheh gabimin që ke bërë, dhe këtu ka panik për shkak se ti nuk e di se çfarë përmasash ka katastrova në të cilën ti shtyve  veten.”

Shumë nga romanet e Ishiguros paraqesin artistët si protagonistë të vet, por vepra e tij vështirë se mund të gozhdohet në termat e zhanrit dhe mjedisit. Romani vijues i Dita e Mbetur ishte I pangushëlluari (1995), një roman i pazhvilluar mbi një pianist të plakur dhe arrogant në një qytezë europiane pa emër.

Ai roman ka kritikët e vet, një nga të cilët jam unë. James Wood tha “ai shpiku një kategori vetjake të të qenit vepër e keqe.” Edhe romanet më të mira të Ishiguros kanë momente të dobëta, kur një farëlloj fraze e sheshtë derdhet në to.

When We Were Orphans (Kur ne ishim jetimë) (2000), mbi një anglez që u rrit në Kinë, ka elementë të fshehur të një romani policesk. Vepra e tij është bërë gjithnjë e më pak e parashikueshme me kalimin e kohës.

Ishiguro luajti sërish me zhanrin në librin Mos më lër të shkoj, një thellë fantashkence distopike mbi fëmijë të rritur në mënyrë të tillë që të mund t’i shfrytëzohen organet. Romani i tij më i fundit Gjigandi i fjetur (2015), është vendosur në të shkuarën mitike të Britanisë dhe u përshkrua nga një pjesë e kritikës angleze si “Game of thrones por me ndërgjegje”.

Ajo që lidh romanet e larmishme të Ishiguros është zëri i tij, i cili është njëkohësisht i kursyer the gjithashtu çuditshëm i harlisur dhe i poseduar nga një balancë precize.

“Nëse ti përzje Jane Austen dhe Franz Kafkën, atëherë ti merr Kazuo Ishiguron – por të duhet të shtosh edhe pak Marsel Proust dhe pasi i përzjen mirë, por jo e tepri, atëhere ti merr shkrimet e tij,” tha Sara Danius, sekretarja e përhershme e Akademisë së Suedisë. Vepra e tij rrallë herë dështon të prodhojë magji.

You may also like...