Kënetë dhe buf kënete

Terma të sajuara nga Fatos Nano dhe Dritëro Agolli në vitet 1995-96, i pari për të përshkruar Partinë Socialiste dhe i dyti për të përshkruar Fatos Nanon. Nano, i cili qe në burgun e Bënçës i dënuar për korrupsion me gjyq të manipuluar në atë kohë, u përpoq të ruante postin e kryetarit të Partisë Socialiste duke dërguar një seri letrash nga burgu. Mes të tjerash, ai shkruante se Partia Socialiste i ngjante si një kënetë, dmth, që uji qe qelbur ngaqë udhëheqësit nuk kishin ndryshuar. Dritëro Agolli iu përgjigj duke thënë se nëse Partia Socialiste qe kënetë, Nano qe një buf kënete. Fjalorthi Politik Shqiptar

You may also like...