Koha i shëron plagët!

Sakrifica përballë sakrifikuesve. Ah po, hienat. Mos t’i harrojmë. Janë ajo specie e rrallë që ende i martirizon të ndjerët sepse i duhet një gur për të goditur pushtetin që ende nuk e ka shpërblyer por që e ka lënë në qoshen e pushtetit.  Pastaj janë ushtarët, ato nuk kanë nevojë të kuptojnë më gjatë. U duhen dëshmorë për të justifikuar armiqësinë e tyre ndaj kundërshtarëve. U duhet një viktimë për të anatemuar kundërshtarin dhe për ta bërë të papërshtatshëm.

Xhabyni

Koha shëron plagët, thotë një shprehje e urtë, që nuk përmbush vetëm se vullnetin e dikujt që nuk ka zë për të mbajtur ison e përvuajtjes. Në fakt, koha nuk i shëron plagët. Ajo i thellon ato, i bën më të mëdha, më të lëndueshme, më të trishtueshme. Koha nuk të jep ndjesinë e harresës, ajo ta përkujton përditë e më shumë dhimbjen që ke brenda vetes.8371_10151304612546750_1042888722_n

Prandaj, mos të rrekemi të mendojmë se 21 Janarin, si çdo fatkeqësi në shpirtin dhe veten e kësaj shoqërie, do ta kalojë koha. Nëse ndonjë ditë prej ditësh nuk do ta ndjejmë vuajtjen në shpirt siç e kemi ndjerë në vitet e para, kjo nuk do të vijë ngaqë plaga është përtharë dhe se ne kemi harruar. Kjo do të vijë ngaqë ne do jemi shndërruar në vetë plagën që menduam se u mbyll.

Të paktën për brezin tonë, për brezin e atyre që nuk kaluan me sy hapur plagën e komunizmit apo atë të 1997, kjo do të jetë plaga që do lëngojë. Fajtorë të mos presim, ato me shumë mundësi do të gjykohen në një gjygj tjetër. Ky është mesazhi i hidhur, që kemi marrë por që nuk duam ta pranojmë, por pa merak do ta fillojmë ta pranojmë.

Vjet, kishim një kortezh mortor dhe një emision nekrofil në emër të atyre që u bënë kurban. Sivjet jemi brenda kryeministrisë dikush do të flasë, të tjerët do të dëgjojnë. Pastaj familjarët do të flasin, tanimë ato nuk kanë frikë, nuk u sheh frikë në sytë e tyre, janë pa shpresë, pa jetë, pa dëshirë ndaj nuk kanë frikë. I thonë fjalët siç i ndjejnë, pa ndonjë artikulim por me shpirt, me bërthamë ndaj dhembin.

Ato, pushtetarët, do t’i dëgjojnë. Ndonjërit mund t’i merren mendtë ngaqë nuk do ta përballojë ndërgjegjja atë ulërimën që del nga vetja. Por, kaq…asgjë më shumë. Kurajën kanë humbur ato, nuk kanë ndërmend të fitojnë atë që kanë humbur. Skenë interesante kjo.

Sakrifica përballë sakrifikuesve. Ah po, hienat. Mos t’i harrojmë. Janë ajo specie e rrallë që ende i martirizon të ndjerët sepse i duhet një gur për të goditur pushtetin që ende nuk e ka shpërblyer por që e ka lënë në qoshen e pushtetit.  Pastaj janë ushtarët, ato nuk kanë nevojë të kuptojnë më gjatë. U duhen dëshmorë për të justifikuar armiqësinë e tyre ndaj kundërshtarëve. U duhet një viktimë për të anatemuar kundërshtarin dhe për ta bërë të papërshtatshëm.

Kaluan katër vjet. Dikush ende i përkujton. Duhet të jenë të marrë. Jeta vazhdon. Me shtetin nuk luhet. Ja tani kanë qeverinë e tyre, diçka do bëjnë.

Kështu koha i shëron plagët, i shëron duke qenë se askush nga ne nuk do kujtohet për ato që ikën. Harresa është arma jonë më e çmuar për ta zhbërë atë dhimbjen e tjetrit deri në grimcën më të pakapshme. Ndonëse, askush prej tyre nuk harron por vazhdon të lëngojë për dhimbjen e humbjes dhe atë të harresës. Ja, gjaku i tyre ra mbi kokën tonë, jo të fëmijëve tanë, por tonin. Harrojmë ne, jemi popull harraq ndonëse kemi pasë burra danoça që kanë shkuar në Londër me pisqollë në brez apo burra trima që gjermanët të vetëm i hodhëm në det.

Sot janë në dhomën e hartave, atje në ato karriget e vogla do të dëgjohet (ndoshta për të fundit herë?) zëri i atyre që do vazhdojnë të vuajnë drejtësinë e pabërë. Në sallë do jetë sakrifikuesi, por jo sebepçiu dhe xhelati. Ato, do jenë pas skene, duke ndjekur nuk e di se si plotësimin e të famshmit proverb “Koha i shëron plagët”!

You may also like...