Koha për të lexuar 1984 të George Orwell për të kuptuar “faktet alternative”

Komentet e këshilltarit të Donald Trump janë krahasuar me shembujt e dhënë nga romani distopik klasik i George Orwell, duke e ngritur këtë vepër në vend të gjashtë në listën e librave më të shitur në Amazon.

1984 george orwellShitjet e romanit distopik të George Orwell, 1984 (shqipëruar nga Çelo Hoxha dhe botuar në shqip nga shtëpia botuese Zenit) u rritën me shpejtësi duke e rikthyer këtë vepër në libër të shumëshitur në Amazon.com pasi Kellyanne Conway, këshilltare e Presidentit Trump, përdori togfjalëshin “fakte alternative” gjatë një interviste. Të martën, libri i famshëm zuri numrin 6 në listën e librave më të shitur në Amazon.

Janë bërë krahasime me termin “gjuhëlajm”, (në anglisht Newspeak”), që do të thotë, gjuhë shumëkuptimëshe e përdorur më së shumti për propagandë politike, terp që sipas romanit të botuar në vitin 1949 nga Orwell shpie në eliminimin e të menduarit personal si dhe në krijimin e të “menduarit të dyfishtë”. Në roman, Orwell shkruan se pushteti përdor metodën e ngritjes së dy besimeve të kundërta në mendjen e një njeriu njëkohësisht dhe vetë i pranon që të dyja.”

Lidhja mes termit të përdorur nga këshilltarja e Trump “fakte alternative” dhe George Orwell u bë fillimisht nga reporterja e Washington Post Karen Tumulty. “Kjo është gjuhë Oruellane”, tha ajo.

Përdorimi nga këshilltarja Conway i termit “fakte alternative” erdhi pasi sekretari për shtypin i Shtëpisë së Bardhë Sean Spincer deklaroi se turma që ndoqi inagurimin e Presidentit Trump qe “më e madhja në histori” ndryshe nga raportimet e të gjitha mediave si dhe fotografive krahasuese.

Në romanin 1984, Orwell imagjinon një supershtet që ushtron kontroll ekstrem ndaj njerëzve dhe persekuton çfarëdolloj forme të të menduarit të pavarur.

Problemi është se metodat e përshkruara nga Orwell të kontrollit totalitar, nga shumë individë në pushtet janë marrë si manual pune.

You may also like...