Korrupsioni amerikan është i pazakontë gjithashtu

Korrupsioni është i gjithëpërhapur dhe i stërmadh në SHBA, por shpesh ka mjaftuar një prokuror ambicioz apo një gazetar investigativ për të rrëzuar edhe më të fuqishmit e politikës.

Terry Golway, Reuters

Kryetari i Asamblesë së Nju Jorkut Sheldon Silver del nga gjykata federale në Nju Jork më 22 janar 2015. REUTERS/Shannon Stapleton

Kryetari i Asamblesë së Nju Jorkut Sheldon Silver del nga gjykata federale në Nju Jork më 22 janar 2015. REUTERS/Shannon Stapleton

Ai vështirë se qe emër familjarë dhe ia dedikonte autoritetin e tij votave të pak mijërave njerëzve në Louer Ist Sajd Manhatan (Lower East Side of Manhattan). Por për më shumë se dy dekada, Sheldon Silver qe një nga njerëzit më të fuqishëm në politikën e Nju Jorkut. Ai krijonte buxhetet, bënte pazare, bllokonte projekte që nuk i pëlqenin dhe përfitonte dollarët e publikut pa shumë llogaridhënie. Guvernatorët erdhën e ikën, por Silver dukej sikur qe kryetar i Asamblesë së Shtetit të Nju Jorkut për të gjithë jetën – përtej asaj që mund të arrinin kritikët e qeverisë, gazetarët investigativë apo organizatat monitoruese. Kjo vijoi deri javën e fundit.

Më 22 janar Silver u arrestua, iu vunë prangat, iu morën shenjat e gishtave dhe u dërgua para një gjykatësi i akuzuar me një numër të madh akuzash për korrupsion. (Silver nuk pati nevojë të deklarohej para gjykatës por ai i ka hedhur poshtë akuzat.)

Fotografitë ku ai shfaqej duke u nxjerrë nga salla e gjyqit nuk treguan një ndërmjetës pushteti arrogant por një 70 vjeçar me rrudha shqetësimesh në fytyrë. Prokurori i SHBA-ve Preet Bharara, zyra e të cilit kreu hetimin, njoftoi marrjen e Silver nën akuzë me një deklaratë të mprehtë ku ai akuzohej se kishte grumbulluar “pasuri të stërmëdha personale përmes abuzimit me pushtetin e tij politik.”

Akuzat për krime të Silver vështirë se janë unike për Qytetin e Nju Jorkut, Albanit apo Shteteve të Bashkuara në tërësi. Sistemet politike dhe kulturat mund të ndryshojnë shumë nga një vend në tjetrin, nga një kontinent në tjetrin por korrupsioni është universal. Nga Pekini në Kabul, Moskë apo Meksikë, qytetarët e lodhur me siguri do ta njohin Silverin, apo ish guvernatorin e Virxhinias Bob McDonnell, apo ish Përfaqësuesin e Nju Jorkut Michael Grimm si variante të të korruptuarve me pushtet të zonave të tyre.

William Macy (“Boss”) Tweed. Foto kortezi Libraria e Kongresit.

William Macy (“Boss”) Tweed. Foto kortezi Libraria e Kongresit.

Por këtu fillon dallimi mes Shteteve të Bashkuara dhe kombeve me të vërtetë në ligjin e xhunglës që ndodhën të kenë rëndësi strategjike për Uashingtonin në këtë moment: Politikanët e korruptuar amerikanë mund të kapen, në disa raste për shkak se e ekzagjerojnë, në disa raste për shkak të një prokurori apo gazetari investigativ ambicioz të cilët ekspozojnë keqbërjet e tyre.

Askush në Nju Jork nuk ka qenë më i fuqishëm se sa William Tweed, bosi famëkeq i makinerisë politike Tammany Hall në vitet pas Luftës Civile. Ai pati aleatë në vendet e duhura, veçanërisht në zyrën e Kontrollorit, ku raportet financiare të qytetit manipuloheshin deri sa fshiheshin gjurmët. Por kur një armik politik i tij nxorri prova për korrupsionin e Tweed në New York Times më 1871, bosi i fuqishëm e gjeti veten të vetmuar dhe ekspozuar. Tweed u arrestua, dënua dhe u dërgua në burg, ku ai vdiq si një njeri i rrënuar më 1878 në moshën 55 vjeç.

Shumë pasuri private të dyshimta u bënë gjatë Epokës së Artë; baronë grabitjesh si Henry Clay Frick dhe Andrew Carnegie krijuan pasuri të stërmëdha. Por Tweed, fytyra e korrupsionit publik, qe një figurë famëkeqe nga ajo kohë që kaloi ca kohë në burg.

Njësoj si Tweed, Spiro T. Agnew pa dyshim mendonte se kishte miq në të gjitha vendet e duhura. Ai qe edhe zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara! Por më 1973, vetëm pak muaj pasi ai dhe Presidenti Richard M. Nixon u rizgjodhën bindshëm, një prokuror federal akuzoi Agnew se pati pranuar ryshfet ndërsa shërbente si drejtues konteje në Baltimore, guvernator i Merilendit madje edhe si zëvendëspresident.

Agnew as nuk i pranoi dhe as nuk i hodhi poshtë akuzat dhe dha dorëheqjen. Ai ndoshta mbetet zyrtari më i lartë i zgjedhur në SHBA që është përzënë nga posti për shkak të korrupsionit. Nixon, i cili dha dorëheqjen një vit më vonë, u rrëzua më shumë për abuzim me pushtetin se sa për ryshfet.

Falë gazetarëve kurajozë dhe prokurorëve të pa korruptueshëm, lista e të korruptuarve dhe atyre që marrin ryshfet dhe që janë kapur e dënuar është e gjatë dhe e gjerë.

Zëvendëspresidenti Spiro Agnew po i thotë medias se ka dhënë dorëheqjen para Gjykatës Federale në Baltimore më 1973. REUTERS/Archive

Zëvendëspresidenti Spiro Agnew po i thotë medias se ka dhënë dorëheqjen para Gjykatës Federale në Baltimore më 1973. REUTERS/Archive

Por kjo është çështja. Ekspozimi dhe dënimi nuk janë thjeshtë abstraksione – siç sugjerojnë rastet e Tweed, Agnew dhe ndoshta edhe Silver.

Duke njoftuar akuzat kundër Silver, Bharara shënoi një aktakuzë metaforike të fuqishme kundër kulturës famëkeqe të korrupsionit në Albani, (kryeqyteti i shtetit të Nju Jorkut), duke dënuar atë që ai e quajti “mungesë transparence, mungesë llogaridhënie dhe mungesë parimesh.” Ai ka gjasa që e di se kritikat e tij për Albani janë njësoj të vlefshme për 49 kryeqytetet e tjera të shteteve në Shtetet e Bashkuara.

Vëzhguesit e regjur politikë vazhdimisht përpiqen të përcaktojnë se cili shtet ka kulturën më të keqe politike. Ilinoisi? Ky është një konkluzion i gjetur pasi dy guvernatorë njëri pas tjetrit, republikani George Ryan dhe demokrati Rod Blagojevich, u dërguan në burg herët në shekullin e 21. Luiziana? Është e njohur gjithashtu për përqasje shumë të lehtë në zbatimin e ligjit.

Nju Xhersi? Një favorit tjetër. Politikanët këtu mund të jenë veçanërisht krijues – siç qe rasti i tri kryebashkiakëve pak vite më parë që u përfshinë një komplot për, besoje apo jo, shitjen e veshkave.

Tridhjetë vjet më parë, shumë politikanë të Nju Xhersit dhe disa nga shtete të tjera u kapën duke pranuar ryshfet nga një agjent i FBI që hiqej si një sheik arab me probleme me migracionin Abscam qe një skandal për epokën.

Kur organizata jopartizane Qendra për Integritet Publik ekzaminoi zbatimin e etikës dhe llogaridhënies publike në të 50 shtetet, vetëm dy u vlerësuan me notën B apo më mirë. Shtatë morën notën F (dështim).

Korrupsioni, nga i vogli deri te i madhi, është kaq shumë pjesë e panoramës politike amerikane sa shpesh krahasimet bëhen me vende më pak të zhvilluara ku pagesat nën dorë dhe korrupsioni janë mënyra të pranuara të të bërit biznes. Sipërmarrja e stërmadhe për të cilën Silver akuzohet se ka drejtuar, sipas njërit prej prokurorëve, i dha atij gati 4 milionë dollarë ryshfet të fshehur si fatura ligjore dhe kjo tingëllon si diçka që shumë amerikanë do ta lidhnin me, fjala vjen, Afganistanin, Irakun apo Pakistanin – vende ku, jo rastësisht, qindramiliardë dollarë janë dërguar përmes ndërmjetësve të pushtetit, të nivelit të ulët apo të lartë përgjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit.

Falë në masë të madhe të luftës botërore kundër ekstremizmit islamik, Shtetet e Bashkuara e kanë gjetur veten të përfshirë në kultura politike ku pagesat nën dorë dhe haraçet kanë më shumë gjasa të sjellin rezultat se sa kutitë e votimit apo debatet energjike.

Në shikim të parë, kjo mund të duket të jetë bota në të cilën shifrat amerikane janë shumë të pranueshme. Në fund të fundit, ndodhi në Ilinois dhe jo në provincën Gelmand ku guvernatori vendës (Blagojevich) u përpoq të nxirrte në ankand postin e Senatorit pasi mbajtësi fillestar pati fituar me zgjedhje zyrën më të lartë të vendit.

Por ky konkluzion cinik injoron një pikë tjetër të rëndësishme: në fund, Blagojevich e gjeti veten të përndjekur në gjykatë dhe të nënshtruar ndaj forcës së plotë të sistemit të drejtësisë penale. McDonnell u shpall fajtor për korrupsion dhe u dënua me dy vjet burg, megjithëse ai ka në plan ta apelojë vendimin. Grimm pranoi fajësinë dhe po pret vendimin.

Problemet ligjore të Silver thjeshtë sa kanë filluar, por sakaq ai është detyruar të japë dorëheqjen nga posti që e bëri atë kaq të fuqishëm – posti i kryetarit të Asamblesë së Nju Jorkut.

Nuk funksionin ekzaktësisht në këtë mënyrë në shumë vende në të cilat Shtetet e Bashkuara po përpiqen të kenë ndikim. Në Afganistan për shembull, gjysma e nënshtetasve të varfër u detyrua të paguajë ryshfet te të fuqishmit e politikanëve vendës për të marrë shërbimet bazë publike sipas një studimi të Kombeve të Bashkuara.

Në Uzbekistanin fqinj, në veri të Afganistanit, një vend me rëndësi strategjike, familja e presidentit Islam Karimov besohet se nuk kontrollon vetëm qeverinë por edhe ekonominë. Vendi ka marrë më shumë se një miliardë dollarë ndihma nga Uashingtoni përgjatë çerekshekullit të fundit. Shumica e parave mund të kenë përfunduar në xhepat e familjes në pushtet.

Në këto vende dhe shumë të tjera që kanë tërhequr vëmendjen e Uashingtonit në shekullin e 21, ka shumë pak Preet Bahararas që po shohin interesin publik dhe po përndjekin politikanët e korruptuar nëpër sallat e gjyqeve.

Kina po bën një spektakël publik në luftën kundër korrupsionit që është zhvilluar krahas rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit, por kritikët akuzojnë qeverinë se po përdor hetime penale për të dënuar kritikët e vet dhe për të konsoliduar pushtetin e Presidentit Xi Jinping.

Shtetet e Bashkuara mund të mos arrijnë kurrë në vlerësimin e lartë të vendeve skandinave për pastërtinë e shërbimit civil. Joshjet janë tepër të mëdha për shkak se paratë janë të stërmëdha, siç duket se sugjeron rasti i Silver.

Por tashmë ai është i rrëzuar si kryetar dhe po ankohet për jetën pas hekurave. Nuk funksionon në këtë mënyrë gjetkë.

You may also like...