Kriptokomunist

Një shprehje e përdorur në fillim të viteve 1990 nga një grusht komunistësh të vijës së ashpër përgjithësisht nga provinca, të cilët përshkruanin njëri-tjetrin si kriptokomunist në kuptimin që, meqë komunizmi kishte rënë, ata do të ishin kapitalistë nga jashtë dhe komunistë nga brenda. Në fakt, me kalimin e viteve, u pa se me raste, njerëz të tillë ishin hajdutë nga jashtë dhe hajdutë nga brenda, por që për të justifikuar punët e veta, parapëlqeheshin të quheshin ‘kapitalistë’. Fjalorthi Politik Shqiptar

You may also like...