Kriza e padurueshme e Berishës dhe ilaçi

Ruritania News Agency mëson nga burime të mirëinformuara se Prof. Dr. Sali Berisha ka identifikuar një problem të rëndë për veten, partinë dhe Shqipërinë si dhe ka dhënë udhëzimet e nevojshme për ta zgjidhur këtë problem.

11034178_428190807341832_6831982811184989237_nUndercover Reporter

Prof. Dr. Sali Berisha, ish-kryeministër dhe ish-kryetar legjendar dhe historik i Partisë Demokratike, mësohet se është trishtuar shumë nga protesta e fundit e opozitës e zhvilluar më 12 mars.

“Ne kemi numrat, por na mungon cilësia,” mësohet të ketë thënë Berisha para grupit të tij të ngushtë të ndjekësve pas mitingut. “Mua vetë m’u duk sikur isha frymëzuesi i të gjithë pjesëve më të rrënuara të shoqërisë. Isha i rrethuar nga njerëz që mezi shiheshin me sy. Tani, vërtetë kemi thënë që protesta është për fakirët, të papunët, të pastrehët, ata që i ka futur Rama në burg për dritat, por edhe që të shfaqemi gjithmonë të rrethuar nga njerëz të këputur, kjo nuk shkon,” tha Berisha.

Lulzim Basha buzëqeshi pas kësaj.

“E di”, iu përgjigj Berisha, “buzëqeshja jote na ka bërë shumë punë, por sot nuk mjafton,” tha ai mendueshëm.

Pas miratimit në heshtje dhe me admirim të të pranishmëve të këshillit të ngushtë, Prof. Dr. Sali Berisha tha: “E di unë si zgjidhet kjo punë. Duhet që çdo vajzë simpatizante e jona, dmth çdo ish punonjëse që është më pak se 30 vjeç dhe që nuk ka rrjedhur nga trutë, duhet të nxjerrë në Facebook një selfie ku ka dal me mue. Nuk mundemi të vijojmë të shfaqemi shesheve vetëm me njerëz që duket sikur kanë dalë nga kampet e përqendrimit. Na duhet ta zbusim pak, të japim pak shpresë.”

Problemet dolën, sugjerime nuk pati, vërejtje as që bëhet fjalë, mbledhja mbyllet.

You may also like...