Kriza e shalqirit

Krizë elektoralo-ekonomike që gllabëroi Partinë Demokratike në periudhën qershor-korrik 1992 dhe që aludohet se solli humbjen e kësaj force politike në zgjedhjet për pushtetin vendor të zhvilluar në korrik, kur opozita e majtë arriti të fitojë rreth gjysmën e njësive të administrimit vendor, më së shumti në fshat. Partia Demokratike u përball me elektoratin vetëm pak muaj pasi kishte ardhur në pushtet me një rezultat plebishitar në zgjedhjet e 22 marsit 1992.

Sipas hipotezës joshkencore të prezantuar në atë kohë, humbja e zgjedhjeve vendore të korrikut i dedikohet krizës së shalqirit. Hipoteza thotë se në vitin 1991, autoritetet patën nxitur fshatarët të mbjellin sa më shumë bostanore pasi kishin lidhur kontrata eksporti me disa vende të Europës Qendrore dhe Lindore. Prodhimi shumë i lartë i vitit 1992, kur toka u punua pothuajse tërësisht në mënyrë private, solli edhe një rënie drastike të çmimit të shalqirit, i cili mbeti pa u shitur, u shit për qindarka nëpër rrugët e Tiranës apo i braktis në fushë nga fshatarët që nuk patën leverdi as për ta vjelë për shkak të çmimeve të ulëta. Për rrjedhojë, aludohet se fshatarët votuan për Partinë Socialiste vetëm pak muaj pasi e kishin rrënuar nga pushteti. Fjalorthi Politik Shqiptar

You may also like...